“Mund të izolohen vetëm vatrat”, Brataj: Respektoni masat që të mos shkojmë sërish në karantinë!

Publikuar tek: aktualitet, më 17:15 12-08-2020 “Mund të izolohen vetëm vatrat”, Brataj: Respektoni masat që të mos shkojmë sërish në karantinë! Skënder Brataj

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj bën thirrje për respektimin e masave anti Covid-19, si e vetmja mënyrë për të mbajtur aktualisht nën kontroll rastet, e për të mos shkuar sërish në karantinë.

Megjithatë, Brataj tha në një intervistë për “ReportTv”, se izolimi mund të ndodhë edhe në forma të tjera. Ai shpjegoi se në qytete të caktuara mund të identifikohen vatrat e nxehta me shumë raste, dhe më pas të izolohen vetëm ato zona.

“Në këtë moment nuk është caktuar një formë, format janë të njohura në të gjithë botën. Po shohim myllje lokale, aty ku ka një vatër të madhe infeksioni. Po shohim që në vend të parë është Tirana, mund të ketë mbyllje të një vatre, apo një biznesi ku ka numër të lartë të infektuarish. Nuk flasim për mbyllje të pakontrolluar ose të pafundme. Mbyllja e vatrës deri në zhdukjen e saj. Kur futesh në supermarkete të mëdha dhe shikon njerëz pa maskë, dhe rojet e punonjësit nuk duhet t’i shërbejnë njerëzve pa maskë. I bëjnë të keqen vetes, do sëmuren dhe nuk do kenë punëtorë,” u shpreh Brataj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01073694229126
array(1) { ["section"]=> string(98) "mund-te-izolohen-vetem-vatrat-brataj-respektoni-masat-qe-te-mos-shkojme-serish-ne-karantine-216922" }