'Mund të marr kosto për këtë që po them', Duka kundër Bashës: S'jemi në një linjë me të, nuk ka vullnet të ndryshojë sistemin, i shkel syrin Ramës

Publikuar tek: politike, më 22:11 26-05-2020 'Mund të marr kosto për këtë që po them', Duka kundër Bashës: S'jemi në një linjë me të, nuk ka vullnet të ndryshojë sistemin, i shkel syrin Ramës Agron Duka

Aleati i PD-së, kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, ka dalë kundër liderit të opozitës, Lulzim Basha, duke thënë se nuk ka vullnet për të ndryshuar sistemin.

Në emisionin 'Repolitix', Duka tha se PS-PD e kanë mbyllur marrëveshjen, madje së bashku me LSI-në. Sipas tij, Reforma Zgjedhore do të jetë thjeshtë një arnim i Zgjedhores.

Duka ka thënë se Rama dhe Basha i shkelin syrin njëri-tjetrit, dhe se nuk duan ta ndryshojnë sistemin, pasi duan të ruajnë monopolin e kandidatëve.

"Nuk do kishte gjë të keqe nëse do shtyhej afati, po sipas mendimit tim, mund të mos jem në të njëjtën linjë me PD reforma do ishte e plotë nëse do ishte me kirurgji, që të bëhej me sistemit. Duke qenë se i kanë shkelur syrin njëri-tjetrit, që mbrojnë sistemin, PD thotë që është i hapur për ndërrim sistemi, por duan që të rregullojnë Kodin Zgjedhor. Duket sikur po arnojmë, por që të bëhet realisht ashtu siç duhet për shqiptarët, do ishte shumë mirë që të dëgjoheshin zërat e qytetarëve që të kalonte në sistem ku qytetarët të zgjidhnin atë që donin. Basha ka thënë shpesh herë, ndoshta dhe nga presioni i aleaatëve, ka thënë se është i hapur për çdo lloj sistemi, por duket që nuk ka asnjë vullnet nga dy partitë e mëdha, dhe nga LSI, por s'më ndalon njeri që të them mendimin tim, kjo mund të jetë një kosto për mua. Nuk jemi në të njëjtën linjë me Bashën. Asnjëherë Basha nuk na ka kundërshtuar në mënyrë kategorike, duket se ka një dakordësi mes tyre, do i rregullojnë disa gjëra që këtyre u duket se ndikojnë në zgjedhje, por me sistemin s'do merremi se s'kemi kohë, Kjo më duket gjëja më e flliqtë për shqiptarët. Kanë kaluar 2 mandate, dhe prapë s'kanë gjetur. Nuk e ndryshojnë se duan të ruajnë monopolin e kandidatëve, E kanë mbyllur këtë punë pavarësisht propozimit të ambasadës Amerikane, u mbyllen dyert të rinjve në politikë", u shpreh Duka.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0093090534210205
array(1) { ["section"]=> string(147) "mund-te-marr-kosto-per-kete-qe-po-them-duka-kunder-bashes-s-jemi-ne-nje-linje-me-te-nuk-ka-vullnet-te-ndryshoje-sistemin-i-shkel-syrin-rames-207934" }