"Mund të merret me kokainën jo me borën", deputeti malazez deklarata të forta për Bashkim Ulajn, zbulon lidhjen me mafien e Ballkanit

Publikuar tek: aktualitet, më 13:46 17-12-2018 Bashkim Ulaj majtas, Nebojša Medojević dhe Zoran Beçiroviç djathtas

Deputeti i Malit të Zi dhe njëherësh ish-kandidati për president Nebojša Medojević ka bërë një deklaratë të fortë për biznesmenin shqiptar Bashkim Ulaj.

 

Biznesmemi, i cili ka në pronësi firmën e ndërtimit Gener 2, pak muaj më parë ka fituar koncensionin për të investuar në zonën turistike të Kolashinit në Mal të Zi.

Ulaj ka nisur punën për të ndërtuar hotele, resorte turistike, pista skijimi, apartamente, duke investuar vetëm si fazë të parë afër 13 milionë euro.

Mirëpo, ky investim i Ulajt është vënë në dyshim nga deputetit Medojević. Ky i fundit i ka kërkuar llogari qeverisë së vendit të tij për mënyrën e dhënies së koncensioneve.

“Bashkim Ulaj është një ndër personat e mafjes shqiptare tropojane që është marrë me pastrimin e parave dhe me shkëmbimin e lëndëve narkotike. Ja ky që është investitori juaj, pra juve nuk u intereson se nga u vijnë paratë mjafton që tu vinë dhe nuk u intereson se çfare parash janë ato, nga janë marrë?! Pra të dashur qytetarë ky është një problem që po e shohim shpesh herë në jug dhe veri të vendit, që investitorët janë kriminel dhe drogaxhinjë e njëjta gjendje është edhe në Budva. Në PORTO BUDVA gjithashtu gjejmë investitorin Naser Ramaj OVK, pra është i njëjti problem. Pra duhet të bëjmë dallimin në mes të investirorve si puna e ketyre dhe investitorëve të pastër dhe të rregullt, (me falni nese mund ta zgjas vetem 10 sekonda). P.sh ky investitori në Kolashin mund të merret vetëm me investimin e të bardhës (kokainës) por jo të borës së bardhë, pra edhe nje herë ju bëj vërtejtje që ti shikoni investitorët që investojnë dhe ti deklaroni investimet e tyre në parlament”, është shprehur deputeti në Kuvend, gjatë një fjalimi të bërë muajt e fundit", ka thënë deputeti.

Ndërkaq, siç raportojnë mediat malazeze në pikëpyetje është vënë edhe bashkëpunëtori i Ulajt në Kolashin, Zoran Beçiroviç, i cili njihet në shtetin fqinj si anëtar i mafias ballkanike.

Kujtojmë se Ulaj po ashtu është komentuar së fundmi edhe në Shqipëri, për tenderat e fituara. Biznesmeni është përfolur se ka dyshime që fshihet pas kompanisë "DH Albania" që fitoi tenderin prej 18 milionë eurosh në "Unazën e Madhe", por  më pas rezultoi të kishte falsifikuar dokumentet.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022197008132935
array(1) { ["section"]=> string(136) "mund-te-merret-me-kokainen-jo-me-boren-deputeti-malazez-deklarata-te-forta-per-bashkim-ulajn-zbulon-lidhjen-me-mafien-e-ballkanit-145472" }