‘Mund të ndodhë afër...ose jo’, Trump konfuzon botën për luftën në Siri

Publikuar tek: bota, më 16:37 12-04-2018 ‘Mund të ndodhë afër...ose jo’, Trump konfuzon botën për luftën në Siri Presidenti i SHBA, Donald Trump

Donald Trump më herët u shfaq shumë i indinjuar në lidhje me sulmin kimik në Siri, e ndërsa pak më parë duket se ka vendosur t’i ulë tonet në lidhje me raketimin e forcave ushtarake siriane.

Me anë të një statusi në Twitter, presidenti i SHBA-ve ka konfuzuar të gjithë botën, duke ‘përgjysmuar’ disi deklaratën e dhënë në mëngjes. Trump ka shkruar se ai kurrë nuk ka thënë se Amerika do të sulmojë Sirinë, ndërkohë që njëkohësisht nuk e ka përjashtuar një mundësi të tillë.

Kurrë nuk kam thënë se mund të ndodhë një sulm ndaj Sirisë. Mund të ndodhë shumë shpejt ose jo aq shpejt! Gjithësesi, Shtetet e Bashkuara nën drejtimin tim kanë bërë një punë të shkëlqyer në pastrimin e rajonit nga ISIS. Ku është “Faleminderit Amerika” jonë?” ka shkruar Trump.

Reagimet e tij erdhën fill pas vdekjes së më shumë se 40 sirianëve si pasojë e një sulmi të rëndë kimik të ndodhur rreth 10 ditë më parë në qytetin e Doumas.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shkatërrohet banda shqiptaro-rumune në Katalonia, kërdinë me vjedhje dhe kokainë - Foto
E TMERRSHME/ Këngëtarja 8 muajshe shtatzënë vritet në skenë me pistoletë (PAMJE TË RËNDA) »
Article Logic
Execution time: 0.012519121170044
array(1) { ["section"]=> string(73) "mund-te-ndodhe-afer-ose-jo-trump-konfuzon-boten-per-luften-ne-siri-116661" }