‘Mund’ virusin dhe lë spitalin Javier Solana, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s gjatë luftës në Kosovë

Publikuar tek: bota, më 10:15 10-04-2020 ‘Mund’ virusin dhe lë spitalin Javier Solana, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s gjatë luftës në Kosovë Javier Solana

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Javier Solana, ka fituar betejën me koronavirusin.

 

Solana u infektua disa javë më parë dhe gjendej i shtuar në një  spital në Madrit. Ai ka dalë fitues në këtë ‘luftë’ duke lënë spitalin.

Lajmin e ka bërë me dije vetë 77-vjeçari me anë të një postimi në Tëitter.

“Pas 4 javësh e gjysmë, po dal nga Spitali. Faleminderit shumë të gjithë miqve që më kanë mbështetur. Dua të tregoj publikisht falenderimin dhe admirimin tim për ekipin që më ka trajtuar: mjekë, infermierë të gjithë profesionistë të shkëlqyer! Faleminderit! Nuk do ta harroj”, shkruan Solana.

Kujtojmë që Solana, 77 vjeç, shërbeu si sekretar i përgjithshëm i NATO-s nga 1995-1999, Përfaqësues i Lartë i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme nga 1999-2009 dhe ishte Ministri i Jashtëm i Spanjës nën Kryeministrin Felipe Gonzalez nga 1992-1995.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0092480182647705
array(1) { ["section"]=> string(106) "mund-virusin-dhe-le-spitalin-javier-solana-sekretari-i-pergjithshem-i-nato-s-gjate-luftes-ne-kosove-202076" }