48 orët e fundit janë mundësia e vetme e Katarit për të plotësuar kërkesat e e Arabisë Saudite

Publikuar tek: bota, më 15:01 03-07-2017 48 orët e fundit janë mundësia e vetme e Katarit për të plotësuar kërkesat e e Arabisë Saudite

Katari ka vetëm 48 orë për të pranuar listën e kërkesave nga Arabia Saudite dhe tre shtete të tjera arabe, ose përndryshe Doha do të përballet me sanksione të mëtejshme.

Vendi i Gjirit akuzohet se mbështet ekstremizmin e për këtë arsye i ishte dhënë një afat kohor deri ditën e dielë për plotësimin e 13 kërkesave të grupit arab, përfshi këtu edhe mbylljen e rrjetit të lajmeve Al Jazeera.

Doha që vazhdimisht mohon akuzën për mbështetje të ekstremizmit, pritet të dorëzojë një letër formale lidhur me këtë çështje, shkruan Ora News.

Kërkesat janë konsideruar si një fyerje ndaj të drejtës ndërkombëtare.

Në një deklaratë, avokatët e Katarit i denoncuan taktikat dhe kërkuan dënim ndërkombëtar. Ata thanë se këto lëvizje rikujtojnë sjelljen ekstreme dhe ndëshkuese të shteteve që historikisht kanë rezultuar në luftë.

Prej javësh, Katari është nën sanksione të paprecendente diplomatike dhe ekonomike nga Arabia Saudite dhe aleatët e saj, pikërisht: Egjipti, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahraini.

Në 23 qershor, këto vende vendosën një afat 10-ditor që Katari të dakordonte me kërkesat e tyre, ku përfshihet mbyllja e një baze ushtarake turke dhe kufizimi i marrëdhënieve diplomatike me Iranin.

Sanksionet e vendosura ndaj Dohas kanë shkaktuar trazira në Katar, që varet nga importet për të plotësuar nevojat bazë të popullatës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ish-sekretarja e shtetit amerikan, Madeleine Albright: Kosova, lufta dhe fitorja ime!
Moment i tmerrshëm, ja çfarë ndodhi me modelen që bie nga shkëmbi i lartë »
Article Logic
Execution time: 0.011312007904053
array(1) { ["section"]=> string(79) "mundesia-e-fundit-e-katarit-per-te-plotesuar-kerkesat-e-e-arabise-saudite-84840" }