Mundësia e fundit për të gjetur vogëlushen Madeleine McCann

Publikuar tek: bota, më 22:17 04-12-2016 Mundësia e fundit për të gjetur vogëlushen Madeleine McCann Madeleine McCann në moshën 3 vjeçe, sot 12

Web

Scotland Yard ka vendosur të hetojë një informacion të ri dhe tepër të rëndësishëm në zhdukjen e Madeleine McCann.

Financimi i posaçëm është dhënë për hetimin e informacionit që besohet se përforcon teorinë që vajza britanike është rrëmbyer nga një bandë e trafikimit të qenieve njerëzore, transmeton Newsbomb.al.

Dedektivët po punojnë pas dyshimeve se Madeleine u rrëmbye nga një bandë europiane e trafikantëve pas marrjes së fotografisë së saj, raporton Daily Mail.

Zhvillimet e fundit janë quajtur si “zari i fundit” për të gjetur vajzën që u zhduk në Portugali në vitin 2007, kur ishte vetëm 3 vjeçe.

The Sun shkroi të djelën se kjo mundësi është trajtuar me rëndësi të madhe nga autoritetet britanike.

Një burim i rëndësishëm tha për gazetën se: "Kjo është një linjë e rëndësishme e re e hetimit që mund të sigurojë një shpjegim nëse Madeleine është rrëmbyer dhe transportuar larg.

"Kjo ngre shpresën se ajo mund të jetë ende gjallë."

Madeleine ishte tre vjeçe kur ajo u zhduk nga banesa e pushimit në Praia da Luz, në 3 maj 2007.

Policia portugeze, në bashkëpunim me Scotland Yard, rihapi hetimet në vitin 2013 pas disa informacioneve të reja, por vitin e kaluar Policia Metropolitane njoftoi se kishte ulur numrin e oficerëve që kishin punuar në rastin e saj nga 29 në 4.

Vitin e kaluar qeveria britanike zbuloi se hetimi i koduar me emrin “Operacioni Grange” kishte kushtuar më shumë se 10 milion paund.

Dedektivët kanë hetuar dhjetëra pista rreth zhdukjes së saj, duke prëfshirë edhe atë të rrëmbimit nga një bandë pedofilësh, e vrarë gjatë një vjedhje të dështuar apo e rrëmbyer nga trafikantët e fëmijëve.

Por pavarësisht 9.000 sinjalizimeve se ishte parë në vende të ndryshme të Europës, edhe më larg, policia ende nuk e ka zgjidhur misterin. /Newsbomb.al

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02625298500061
array(1) { ["section"]=> string(65) "mundesia-e-fundit-per-te-gjetur-vogelushen-madeleine-mccann-61593" }