Mundohet të shpjegojë pse bojkotuan mbledhjen, por Vasilit i shkon gjithçka për ‘dreq’, ngatërron organizmin konsensual me atë seksual (VIDEO)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 12:14 18-09-2020 Mundohet të shpjegojë pse bojkotuan mbledhjen, por Vasilit i shkon gjithçka për ‘dreq’, ngatërron organizmin konsensual me atë seksual (VIDEO) Vasili

Opozita ka bojkotuar mbledhjen e Këshillt Politik, ku PS ka dorëzuar propozimin e saj, në të cilin parashikohet hapja 100% e listave, garantimi i pjesëmarrjes së grave në jo më pak se 30% si dhe lejimin e koalicioneve zgjedhore.

Nënkryetari i LSI teksa po mundohej të shpjegonte se përse e kanë bojkotuar mbledhjen e sotme të Këshillit Politik, është ngatërruar në një fjalë duke bërë kështu një gafë.

Teksa po thoshte se PS po mundohet të kthejë Këshillin në një organizëm konsensual, Vasili u ngatërrua e tha organizëm seksual.

“Për të ruajtur këshillin nga bojkotimi i jashtëm i PS  nga imponimi i jashtëm i PS dhe nga dëshira e shfrenuar e PS për të kthyer Këshillin Politik si një organizëm seksual, organizëm se... konsensual në një instrument i cili do donte të  imitonte parlamentin e njëanshëm dhe njëpartiak që  ekziston në republikën e Shqipërisë”, tha Vasili.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013991832733154
array(1) { ["section"]=> string(143) "mundohet-te-shpjegoje-pse-bojkotuan-mbledhjen-por-vasilit-i-shkon-gjithcka-per-dreq-ngaterron-organizmin-konsensual-me-ate-seksual-video-220817" }