Mungesa dhe problemet me gjumin mund të jenë të rrezikshme, ja çfarë shkaktojnë

Publikuar tek: aktualitet, më 07:09 02-01-2017 Mungesa dhe problemet me gjumin mund të jenë të rrezikshme, ja çfarë shkaktojnë

Sipas studimeve të fundit është kostatuar se të rriturit e moshës 18-64 vjeç duhet të flenë rreth 7-9 orë gjumë në natë, ndërsa personat mbi 65 vjeç 7-8 orë gjumë në natë.

Format e çrregullta të gjumit ndikojnë rëndë në shëndet dhe mirëqenie. Gjumi i varfër është i lidhur me dhimbjet e mëdha, depresionin dhe ankthin. Raportet e publikuara në Revistën Europiane konstatojnë se cilësia e keqe e gjumit rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës në 48% dhe goditjeve në tru në 15%.

Cilësia e keqe e gjumit konsiderohet si faktor edhe më përcaktues në rritjen e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare nëse shoqërohet me pirjen e duhanit, mungesën e aktivitetit fizik dhe një diete të varfër shkruan ‘Daily Mail’. Mungesa kronike e gjumit rrit nivelet e hormoneve të stresit që kontribuojnë për sulm në zemër, goditje dhe presion të lartë të gjakut.

Këshilla për një gjumë sa më të rehatshëm:

Shkoni të flini në të njëjtën kohë çdo natë, mundësisht rreth orës 22:00.

Fikini dritat, sepse errësira sinjalizon trupin për prodhimin e hormonit melatoninë, hormon që ndikon në një gjumë sa më të mirë.

Mos hani ushqim 2 orë para se të flini.

Pini çaj kamomili 1 orë para se të flini, sepse do t’ju qetësojë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Ai vrau, unë vrava atë, gjykatën e vraftë zoti”... Historia rrënqethëse e 86 vjeçarit që feston për 20 vite rresht Vitin e Ri në qeli
Tragjedi në Indonezi, shpërthen në flakë trageti, 23 të vdekur »
Article Logic
Execution time: 0.010983943939209
array(1) { ["section"]=> string(84) "mungesa-dhe-problemet-me-gjumin-mund-te-jene-te-rrezikshme-ja-cfare-shkaktojne-64387" }