Mungesa e furnizimeve për shkak të koronavirusit, në Hong Kong vjedhin edhe.. Letrat e Tualetit

Publikuar tek: bota, më 21:36 17-02-2020 Mungesa e furnizimeve për shkak të koronavirusit, në Hong Kong vjedhin edhe.. Letrat e Tualetit Letrat e tualetit qe gjeti policia pas grabitjes

3 burra të armatosur me thika kanë vjedhur 50 pako me letër higjenike në Hong Kong.

Ngjarja ka ndodhur jashtë një supermarketi, ndërsa policia ka arrestuar dy prej autorëve.

Sipas mediave vendase, një shofer kamioni kishte vendosur disa pako letrash tualeti jashtë një supermarket kur tre burrat I vodhën ato.

Vlera e këtyre pakove shkonte rreth 100 euro.

Disa orë më vonë, policia gjeti disa nga pakot e vjedhura në një bujtinë.

Furnizimet në Hong Kong janë bërë jashtëzakonisht të pakta pas shpërthimit të koronavirusit, ndërsa shumë supermarkete janë mbyllur.

Njerëzit kanë filluar të blejnë sa më shumë të jetë e mundur, pasi raftet e supermarketeve janë duke u zbrazur me shpejtësi të madhe.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zbulohen 6 varre masive, mbi 6000 persona të vdekur
Stuhia ‘Dennis’ nxjerr në breg anijen ‘fantazmë’ »
Article Logic
Execution time: 0.00895094871521
array(1) { ["section"]=> string(99) "mungesa-e-furnizimeve-per-shkak-te-koronavirusit-ne-hong-kong-vjedhin-edhe-letrat-e-tualetit-195552" }