Mungesa e Gjykatës Kushtetuese, Manjani: Me apo pa shejtan brenda...

Publikuar tek: aktualitet, më 16:08 22-05-2019 Mungesa e Gjykatës Kushtetuese, Manjani: Me apo pa shejtan brenda...

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka komentuar gjendjen e Gjykatës së Lartë pas shkarkimit të gjyqtarit Edmond Islamaj.

Manjani shprehet se shprehja mirditore e përdorur nga kryeministri Rama 'më mirë djepi bosh se shejtani brënda', është pa lidhje për Gjykatën Kushtetuese.

'Gjykata Kushtetuese, me apo pa shejtan brenda, është garancia që Kushtetuta dhe veçanërisht liritë dhe të dretjat themelore zbatohen.

Mungesa e gjykatës, automatikisht shtoi vendimmarrjen abuzive të qeverisë ndaj lirive dhe të drejtave themelore të njeriut', shkruan ndër të tjera Manjani.

Postimi i plotë:

Në përpjekje të pa precedentë për të justifikuar mungesën e Gjykatës Kushtetuese, Kryeministri sqaron se: ” më mirë djepi bosh se shejtani brënda”…

Krejt pa lidhje është kjo shprehje Mirditore me mungesën e Gjykatës Kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese ka qenë më e balancuara dhe gjithnjë ka arritur të japë zgjidhje të pranueshme çdo mosmarrëveshje ndërmjet pushteteve.

Gjykata Kushtetuese, me apo pa shejtan brenda, është garancia që Kushtetuta dhe veçanërisht liritë dhe të dretjat themelore zbatohen.

Mungesa e gjykatës, automatikisht shtoi vendimmarrjen abuzive të qeverisë ndaj lirive dhe të drejtave themelore të njeriut.

Raste pa fund e të përditshme të sjelljes abuzive, haptazi anti-kushtetuese të qeverisë, policisë dhe administratës na dëgjojnë veshët e na shohin sytë.

Në Shqipëri, pas nxjerrjes nga funksioni të Gjykatës Kushtetuese, nuk ka më asnjë pushtet apo autoritet tjetër të pavarur apo autonom. Qartësisht është vetëm qeveria e cila bën ç’a i do qefi.

Kushtetuta themeli i sundimit të ligjit ka rënë.

Tani sundon vetëm qeveria! Ajo kontrollon gjithçka. Punën, pagat, bankat, telefonat, rrugët, pronat, jetën private, gjykatat, prokurorët po e po, mediat, fjalët në çdo faqe FB, shërbimet publike, biznesin privat, çdo gjë.

Ndaj s’ka se si të ketë gjykatë Kushtetuese e Kushtetutë ky vend.

Por, që shprehja Mirditore e përdorur nga Kryeministri të kishte kuptim, duhet të përdorej për QEVERINË.

Aty është shejtani/djalli/dreqi i mallkum. Aty është ulur këmbëkryq dhe bën çfarë i do qejfi.

Në çdo sistem demokratik, qeveria është problemi dhe gjykatat janë mbi qeverinë për të siguruar që ky problem nuk bie në mënyrë abuzive mbi njerëzit.

Edi Rama po rreket të na bindë për të kundërtën…

Demokatikisht cilido Kryeministër që mbron tezën se më mirë pa gjykata sesa pa qeverinë e tij, është i papranueshëm.

Shumë turp!”-shkruan Manjani.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.037645101547241
array(1) { ["section"]=> string(70) "mungesa-e-gjykates-kushtetuese-manjani-me-apo-pa-shejtan-brenda-165299" }