Mungesa e ‘krahut të punës’, Kanadaja planifikon të pranojë 1.2 milionë emigrantë brenda 3 viteve

Publikuar tek: bota, më 16:52 31-10-2020 Mungesa e ‘krahut të punës’, Kanadaja planifikon të pranojë 1.2 milionë emigrantë brenda 3 viteve Ilustruese

Mungesa e punëtorëve në Kanada ka bërë që qeveria të planifikojë pranimin e 1.2 milionë emigrantëve në 3 vitet e ardhshme.

Kjo nismë merret për shkak të boshllëqeve që janë në tregun e punës dhe për të nxitur ekonominë, e cila është goditur rëndë nga COVID-19.

Ministri i Emigracionit Marco Mendicino në një deklaratë para gazetarëve, tha se qeveria federale synon të pranojë 401,000 banorë të rinj të përhershëm në 2021, 411,000 të tjerë në 2022 dhe më pas 421,000 në 2023.

“Kanadaja ka nevojë për më shumë punëtorë, tha ai, “dhe emigracioni është mënyra për të arritur atje”.

“Para pandemisë, qëllimi i qeverisë sonë për të çuar ekonominë përpara përmes emigracionit ishte ambicioz. Tani është thjesht jetike”, shtoi ministri.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « SHPËRTHIM I FUQISHËM / Përfshihet nga flakët spitali Covid-19 në Rusi, dyshohet për viktima (VIDEO)
Rëndohet bilanci i tërmetit në Turqi, shkon në 35 numri i viktimave »
Article Logic
Execution time: 0.011287927627563
array(1) { ["section"]=> string(101) "mungesa-e-krahut-te-punes-kanadaja-planifikon-te-pranoje-1-2-milione-emigrante-brenda-3-viteve-225936" }