Mungesa e njoftimeve të policisë për ngjarjet e bujshme, Ministri Çuçi tregon arsyen

Publikuar tek: aktualitet, më 21:35 19-01-2021 Mungesa e njoftimeve të policisë për ngjarjet e bujshme, Ministri Çuçi tregon arsyen

Mungesa e njoftimeve të ngjarjeve të bujshme nga policia e Shtetit ka krijuar debat të madh në radhët e opinionit publik.  

"Fshehja" e aksidentit tek kryqëzimi pranë Rtsh është një prej tyre, ku një automjet shkeli semaforin e kuq dhe u përplas me një makinë tjetër, duke përfunduar në muret rrethuese të Ambasadës Italiane.

Për këtë, Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi e ka një sqarim për të.

I ftuar në emisionin "Përballë" në "Rtsh", Çuçi tha se njoftimi për atë është bërë, pasi masa ndëshkimore ndaj shoferit të mjetit që shkeli ligjin përmblidhet në raportin tërësor të asaj dite.  

"Njoftimet e policisë bëhen: Dje në autostradën X janë bërë kaq gjoba dhe heqje patente. Aty është edhe ai lajmi. Është një çështje penale, nuk diskutohet. Ne forcojmë çdo ditë e më tepër ligjin e policisë dhe pavarësinë e saj, që asnjë gazetar, pronar mediaje dhe çdo kush me pozitë në Shqipëri të mos i dalë zot as bashkëshortes, as babait, as nënës, as fëmijëve, as kushëritit, as motrës, as vëllait," tha shkurtimisht Çuçi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « I vodhën 200 mijë lekë dhe kartën e kreditit të ndjerit në Covid 1, reagon Bardh Spahia: Një tjetër “Tire”, prokuroria të nis menjëherë hetimet
Misteri i djegies së makinës së biznesmenit italian dhe gjetja e eshtrave brenda, flet Hoxha: Nuk është aksidentale, por mund të ketë ndodhur me... »
Article Logic
Execution time: 0.0072920322418213
array(1) { ["section"]=> string(90) "mungesa-e-njoftimeve-te-policise-per-ngjarjet-e-bujshme-ministri-cuci-tregon-arsyen-235644" }