Mungesa e rreshjeve, thahet kaskada e Drinit, vendi në prag të krizës energjitike

Publikuar tek: aktualitet, më 17:11 03-08-2017 Mungesa e rreshjeve, thahet kaskada e Drinit, vendi në prag të krizës energjitike

Gushti, shënon plot dy muaj pa rreshje intensive në të gjithë territorin e vendit tonë, si pasojë e kësaj gjendje rrezikohet ndjeshëm furnizimi me energji elektrike, e cila në vendin tonë në masën më të madhe prodhohet nga hidrocentralet.

Sipas të dhënave zyrtare rezulton se niveli i ujit në hidrocentralin e Fierzës shënon rreth 269.80 metra, ose 12.51 metra nën nivelin mesatar të dhjetë viteve të fundit, ndërkohë që prurjet janë vetëm 25m3/s.

Në këto kushte, për të mos cënuar sigurinë e sistemit energjitik, Koorporata Elektroenergjitike do të rishikojë programet e saj të prodhimit, në mënyrë që të garantohet operim i vazhdueshëm dhe i sigurt i sistemit, pa krijuar probleme në këtë muaj, kur është dhe kulmi i sezonit turistik.

Bëhet me dije se KESH ka ulur në minimum prodhimin, duke plotësuar vetëm pjesën e humbjeve në transmetim dhe 1600 Mwh në ditë për OSHEE. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024450063705444
array(1) { ["section"]=> string(85) "mungesa-e-rreshjeve-thahet-kaskada-e-drinit-vendi-ne-prag-te-krizes-energjitike-88168" }