‘Mungesa vetëm shtohet’, Ramush Haradinaj përkujton kryetarin e shqiptarëve të Bujanocit në 2-vjetorin e vdekjes

Publikuar tek: rajon, më 08:45 18-01-2020 ‘Mungesa vetëm shtohet’, Ramush Haradinaj përkujton kryetarin e shqiptarëve të Bujanocit në 2-vjetorin e vdekjes

Kryeministri në detyrëm i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar kryetarin e shqiptarëve të Bujanocit Jonuz Musliu në dy vjetorin e vdekjes së tij.

Përmes një statusi në ‘Facebook’, Haradinaj shprehet se është krenar që e ka njohur Musliun dhe që ka punuar me të.

‘Një jetë për popullin dhe Atdheun. Krenar që e njoha e që punuam së bashku. Mungesa e tij këto dy vite, vetëm sa shtohet. Kontributi i tij në UÇK, TMK, UÇPMB, e më pas në politikë, ka qenë i pazëvendësueshëm. E kujtofshim gjithmonë!, shkruan ai.

Kujtojmë që Jonuz Musliu ka qenë ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, nga viti 2014 është kryetar i Këshillit Nacional Shqiptar, si Kryetar Kuvendi në Bujanoc për disa mandate, ndërsa për herë të fundit është zgjedhë në vitin 2016.

82423051_1566856743438734_987293005733953536_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.031249046325684
array(1) { ["section"]=> string(116) "mungesa-vetem-shtohet-ramush-haradinaj-perkujton-kryetarin-e-shqiptareve-te-bujanocit-ne-2-vjetorin-e-vdekjes-192416" }