Mungoi në ndeshjen Shqipëri-Francë, Meta tregon arsyen përse nuk ishte në stadium

Publikuar tek: aktualitet, më 23:12 17-11-2019 Mungoi në ndeshjen Shqipëri-Francë, Meta tregon arsyen përse nuk ishte në stadium Stadiumi 'Air Albania'

Pas përfundimit të ndeshjes Shqipëri-Francë, ku kuqezinjtë u mundën me rezultatin 0-2, ka reaguar edhe Presidenti Meta.

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, presidenti Meta ka përgëzuar Tifozat Kuq e Zi për entuziazmin si dhe ka sqaruar arsyen se përse nuk ishte në stadium.

Në postimin e tij, Meta shkruan se është i palumtur për heqjen e padrejtë të emrit të stadiumit kombëtar për arsye komerciale.

Postimi i plotë:

Të dashur tifoza Kuq e Zi!

Sot keni shkëlqyer me entuziazmin tuaj të pandalshëm duke treguar se tifozët më të mirë jane ata që brohorasin ekipin edhe më shumë kur është në disavantazh. Sot nuk isha dot midis jush sepse jam i palumtur për heqjen e padrejte të emrit të stadiumit tonë kombëtar për arsye komerciale! Por kjo nuk do të thotë se nuk do vij në të ardhmen. Pasi ne të gjithë do themi si gjithmonë: "Do shkojmë në Qemal Stafa!"

Shpresojmë të mos dëgjojmë ndonjë iniciativë të marrë për t'i ndërruar emrin dhe vendit për arsye komerciale.

Nderim për të gjithë ata që luajtën me nder me fanellën kuqezi në "Qemal Stafa" për mëse shtatë dekada!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.066869020462036
array(1) { ["section"]=> string(87) "mungoi-ne-ndeshjen-shqiperi-france-meta-tregon-arsyen-perse-nuk-ishte-ne-stadium-186242" }