Mungon Haradinaj, Rama merr pjesë në samitin e Vishegradit në Çeki

Publikuar tek: politike, më 13:35 12-09-2019 Mungon Haradinaj, Rama merr pjesë në samitin e Vishegradit në Çeki Foto nga samiti i Vishegradit

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në samitin e Vishegradit dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Mësohet se qëllimi i takimit është forcimi i bashkëpunimit midis dy rajoneve. Sakaq katër liderët e Vishegrad (Çeki, Poloni, Sllovaki, Hungari) do të diskutojnë veçmas temat në lidhje me Bashkimin Evropian dhe ndryshimin e klimës.

Nga ana tjetër Kosova nuk po merr pjesë në samit si reagim ndaj deklaratës së Presidentit çek Miloš Zeman, i cili tha se do të përpiqej të bindte zyrtarët e lartë çek të tërheqin njohjen e vendit për një Kosovë të pavarur.

Republika Çeke, e cila aktualisht po mban presidencën e 'Visegrad Four', ka njoftuar se forcimi i bashkëpunimit midis dy rajoneve është një nga qëllimet kryesore të tij.

70309957_1319742444870921_918399612887236608_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070548057556152
array(1) { ["section"]=> string(72) "mungon-haradinaj-rama-merr-pjese-ne-samitin-e-vishegradit-ne-ceki-178199" }