Mungonin pistoleta, fishekë e thika në magazinë, arrestohet punonjësi i Policisë (EMRI/ DETAJET)

Publikuar tek: aktualitet, më 10:14 27-01-2017 Mungonin pistoleta, fishekë e thika në magazinë, arrestohet punonjësi i Policisë (EMRI/ DETAJET) Foto ilustruese

SHÇBA e Kukësit arreston një punonjës policie për shpërdorim detyre.

Sektori i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), në Kukës  bën me dije se, në bashkëpunim me Komisariatit e Policisë Has kanë arrestuar punonjësin e Policisë, Shaban Bera, 54 vjeç, me detyrë Kujdestar-Magazinier, pranë Komisariatit të Policisë Has.

Arrestimi i tij u bë pasi akuzohet për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën ”, të parashikuar nga neni 135 i Kodit Penal.

Sipas policisë, nga inspektimi i kryer nga Specialistët e Drejtorisë së Inspektimit të SH.Ç.B.A-së, në ambientet e magazinës së armatimit të Komisariatit  të Policisë Has, u konstatua se mungonin 3 pistoleta, 210 fishekë, si dhe mosrakordim të numrit serial të një pistoletë thikë.

Pas kryerjes së veprimeve paraprake hetimore materialet i kaluan Prokurorisë së  Rrethit Gjyqësor  Kukës për veprime të mëtejshme.

Po ashtu në muajin Shkurt 2016 nga ana e strukturave të SH.Ç.B.A-së është arrestuar për të njëjtën vepër penale magazinieri i Drejtorisë së Policisë Kukës, Përparim Dauti pasi gjatë kontrollit mungonin  12 000 fishekë në magazinë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Në 24 orë prangosen 3 persona: Si tentuan të korruptonin policët (RASTET DHE EMRAT)
Arrestohet specialisti i Drejtorisë së Rrugëve, u largua me makinë gjatë aksionit ku u sekuestrua 1 kile kokainë »
Article Logic
Execution time: 0.01009202003479
array(1) { ["section"]=> string(97) "mungonin-pistoleta-fisheke-e-thika-ne-magazine-arrestohet-punonjesi-i-policise-emri-detajet-66826" }