Munguan për shkak të izolimit, familja e ndjek dasmën e djalit në...Whatsapp

Publikuar tek: bota, më 12:36 02-04-2020 Munguan për shkak të izolimit, familja e ndjek dasmën e djalit në...Whatsapp Familja e ndjek dasmen e djalit ne Whatspp

Një familje indiane ka gjetur një mënyrë shumë origjinale për të qenë të pranishëm në dasmën e djalit të tyre, pasi e kanë ndjekur atë në Whatsapp, raporton CNN.

Familjarët u veshën me rrobat e dasmës që në mëngjes, dhe kur dasma ishte gati për të filluar, ata u ulën në dhomë dhe filluan ta ndiqnin dasmën në ekranin e lidhur me telefonin.

Disa anëtarë të familjes së dhëndrit Nilin Mehta pritej të udhëtonin nga New Delhi për ta parë atë të martohej me të fejuarën Miranda Jenkins në Phoenix.

Por natën para se të largoheshin, Kryeministri Narendra Modi mbylli vendin për të shmangur përhapjen e koronavirusit.

Udhëtimi ishte planifikuar për të paktën një vit, por tani, pa mundur të largoheshin, ata duhej të gjenin një mënyrë tjetër për të marrë pjesë.

“Prindërit, gruaja ime dhe fëmijët u zgjuam rreth orës 4 të mëngjesit, veshëm rrobat tona të dasmës dhe iu bashkuan dasmës në mënyrë virtuale në një thirrje me video.

 Ata mund të na shihnin dhe bisedonin me ne,” tha vëllai i dhëndrit Nalin Mehta, raporton CNN.

Ata nuk ishin të ftuarit e vetëm që e humbën dasmën. Rreth 150 njerëz ishin planifikuar të merrnin pjesë në ceremoni, por frika e koronavirusit dhe bllokimeve në të gjithë botën bëri që dasma të zhvillohej vetëm me 20 persona.

Mund të duket e largët, por Mehta tha se i kishte bërë ata të ndjehen sikur ishin bashkë në ditën e veçantë.

 “Kjo na lejoi të gjithëve si një familje të ndihemi pjesë e një ngjarje intime familjare në këtë kohë të vështirë", tha ai.

19-1024x768.jpg

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.009274959564209
array(1) { ["section"]=> string(80) "munguan-per-shkak-te-izolimit-familja-e-ndjek-dasmen-e-djalit-ne-whatsapp-201040" }