Municion luftarak në banesë, arrestohet 47-vjeçari në Tiranë (VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 14:25 14-08-2019 Municion luftarak në banesë, arrestohet 47-vjeçari në Tiranë (VIDEO)

Policia e Tiranës ka arrestuar një 47-vjeçar që posedonte armë e municionin luftarak në banesë.

Blutë bëjnë me dije se arrestimi i tij ka ardhur pas finalizimit të operacionit i koduar "Peza".

Ndërkaq, janë sekuestruar 3 armë zjarri dhe 308 fishekë luftarak.

Njoftimi i plotë:

Në zbatim të planit të masave për evidentimin dhe kapjen e personave me tendencë armëmbajtjeje pa leje, falë edhe informacioneve të marra nga qytetarët se një shtetas posedonte disa armë zjarri, shërbimet e Seksionit të Policisë kriminale të Komisariatit të Policisë Nr. 6 , organizuan dhe zhvilluan operacionin policor të koduar "Peza", i cili u finalizua me kapjen në flagrancë të shtetasit: D. H., 47 vjeç, banues ne Ballashenj, Njësia Administrative Pezë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri pistoletë me 8 fishekë.

Po në vijim të kontrollit, në afërsi të banesës së këtij shtetasi, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan edhe dy armë zjarri të tjera, konkretisht një automatik kallashnikov dhe një pushkë, si dhe 300 fishekë luftarakë.

Vijon puna në bashkëpunim me Prokurorinë e rrethit Gjyqësor Tiranë me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale të shtetasit D. H.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0072669982910156
array(1) { ["section"]=> string(72) "municion-luftarak-ne-banese-arrestohet-47-vjecari-ne-tirane-video-175317" }