Muralja e vjetër që po habit botën. E shikoni njeriun me iPhone?

Publikuar tek: bota, më 15:52 25-08-2017 Muralja e vjetër që po habit botën. E shikoni njeriun me iPhone?

Në pjesën e poshtme të fotos, djathtas, po qëndron ulur dhe ka diçka katrore e të zezë në dorë.

Megjithëse nuk dihet se kush është ai person, duket se është tepër i zënë duke bërë një “selfie”, apo duke shfletuar përmes kohështrirjes në rrjetet sociale.

Çfarë do që të jetë, muralja me titull "Mr. Pynchon and the Settling of Springfield," e kalon epokën e iPhonëve me të paktën 7 dekada.

Ajo u përfundua në vitin 1937 nga artisti italian Umberto Romano. Ajo pasqyron ndodhi aktuale të Luftës Para-Revolucionare midis anëtarëve të dy fiseve të shquara në Neë England, Pocumtuc dhe Nipmuc dhe kolonëve anglezë në fshatin Agaëam në Massachusetts

Por piktura është bërë e famshme së fundmi për “njeriun me iPhone në dorë”.

E sigurisht që nuk mund të jetë iPhone. Po çfarë është atëherë?

Askush nuk e di.

dfgethethe35he3343.jpg

Sa më shumë që fiksohesh duke e parë, aq më tepër duket se ai vërtet po mban në dorë një “copë teknologjie”, po aq sa ka habitur edhe personin tjetër që ka përballë.

Disa besojnë se mund të jetë një pasqyrë. Indigjenë që habiteshin me objektet e udhëtarëve europianë. Sipas një teorie tjetër, objekti në fjalë mund të jetë një version xhepi i një Bible. /Newsbomb.al

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Bleu rastësisht biletën në pikën e karburantit, 53-vjeçarja fiton shumën marramendëse
ISIS nuk ndalet, kërcënon Papën: Do të vijmë në Romë me "ushtrinë e Allahut" »
Article Logic
Execution time: 0.011940002441406
array(1) { ["section"]=> string(68) "muralja-e-vjeter-qe-po-habit-boten-e-shikoni-njeriun-me-iphone-90179" }