Murat Bashën e propozojnë për deputet por e refuzon nga facebook-u: PD ka shumë djem e vajza të shkolluar që mund ta përfaqësojnë me dinjitet

Publikuar tek: fcb-bomb, më 12:23 01-07-2020 Murat Bashën e propozojnë për deputet por e refuzon nga facebook-u: PD ka shumë djem e vajza të shkolluar që mund ta përfaqësojnë me dinjitet Murat Basha

Murat Basha, anëtar i Partisë Lëvizja e Legalitetit, refuzon të kandidojë në listat e PD për zgjedhjet e 2021-shit.

Nuk bëhet fjalë për një ftesë zyrtare nga kryedemokrati Basha por për 24 miq siç shkruan ai që kërkonin të propozonin emrin e tij.
Megjithatë, Murat Basha thotë se nuk dëshiron të kandidojë.

“Sapo hapa fb, u emocionova. 24 miq më kërkonin të propozonin emrin tim si kandidat për deputet. 17 në Tiranë, 5 në disporë dhe 2 në Burrel. Ja ktheva përgjigjet. Tashmë po e bëj publik qëndrimin tim.Me përulësi ju them Falemnderit. Me keqardhje por edhe me dhimbje ju deklaroj se, nuk dëshiroj të jem në listat e kandidatëve për deputetëve. PD ka shumë djem e vajza të shkolluar dhe të pregatitur, që mund ta përfaqësojnë me dinjitet. Do kontriboj dhe sakrifikoj maksimalisht për Fitoren, por pa pretenduar për Deputet. Lus mirkuptimin e të gjithëve. Falemnderit përsëri”, shkruan Murat Basha.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0092380046844482
array(1) { ["section"]=> string(147) "murat-bashen-e-propozojne-per-deputet-por-e-refuzon-nga-facebook-u-pd-ka-shume-djem-e-vajza-te-shkolluar-qe-mund-ta-perfaqesojne-me-dinjitet-212425" }