Muri kufitar me Meksikën, Trump: Sistemi amerikan i emigracionit është i mbingarkuar

Publikuar tek: bota, më 23:38 06-04-2019 Muri kufitar me Meksikën, Trump: Sistemi amerikan i emigracionit është i mbingarkuar Presidenti amerikan Donald Trump dhe urdhri per ndertimin e murit kufitar me Meksiken

Presidenti amerikan Donald Trump tha se Meksika po kontribuon në uljen e fluksit të emigrantëve nga vendet e Amerikës Qëndrore drejt SHBA-së.

Gjatë vizitës së tij në vijën kufitare në Kaliforni, Trump nuk u tërhoq nga kërcënimi i tij për të mbyllur kufirin meMeksikën.

Pranë qytetit kufitar Calexico, presidenti Trump tha se Meksika i ka shtuar përpjekjet për zbatimin e ligjeve të emigracionit.

Po jua përsëris se do ta mbyllim kufirin nëse do të jetë e nevojshme dhe do të vendosim tarifa ndaj automjeteve që prodhohen në Meksikë. Megjithatë, Meksika po bën një punë shumë të mirë në parandalimin e emigrantëve të paligjshëm dhe për këtë gjë dua të falenderoj presidentin meksikan’, deklaroi Trump.

Donald Trump theksoi se sistemi amerikan i emigracionit është i mbingarkuar me azilkërkues dhe se këta të fundit nuk janë të gjithë të ligjshëm.

Disa prej këtyre azilkërkuesve janë pjesëtarë bandash. Nuk kanë frikë nga asgjë. Ata janë pjesëtarë bandash që deklarojnë se u kërcënohet jeta. Ky është mashtrim. Ata vetë përbëjnë kërcënim për jetët e qytetarëve të tjerë’, tha presidenti Trump.

Segmenti prej tre kilometrash i gardhit të ri kufitar në qytetin e Calexico ishte planifikuar që në vitin 2009, por u përfundua vetëm vitin e kaluar.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.032370090484619
array(1) { ["section"]=> string(89) "muri-kufitar-me-meksiken-trump-sistemi-amerikan-i-emigracionit-eshte-i-mbingarkuar-159460" }