Murrizi del nga Këshilli Politik dhe zbulon çfarë ka thënë ODIHR: Letra duhet të shkojë në Poloni. Kërkojnë sebep të zihen

Publikuar tek: politike, më 12:29 01-10-2020 Murrizi del nga Këshilli Politik dhe zbulon çfarë ka thënë ODIHR: Letra duhet të shkojë në Poloni. Kërkojnë sebep të zihen Deputeti Myslim Murrizi

Deputeti Myslim Murrizi ka dalë pak më parë nga tryeza e Këshillit Politik dhe ka folur për kërkesën e opozitës jashtëparlamentare për të marrë opinionin e OSBE/ODIHR për hartimin e Kodit të ri Zgjedhor.

Murrizi ka thënë për mediat se përfaqësuesi i OSBE në Tiranë ka thënë se letra e përfaqësuesve të Këshillit Politik, nëse të gjithë bien dakord, duhet të dërgohet në Poloni. Kjo për deputetin është sebep i Damian Gjiknurti dhe Oerd Bylykbashit për t’u zënë me njëri-tjetrin.

Është opozita jashtëparlamentare ajo që kërkon nga Këshilli Politik që për mosdakordësinë mes palëve t’i drejtohen OSBE/ODIHR.

“Përfaqësuesi i OSBE tha se letra duhet të shkojë te përfaqësuesi në Poloni. Nëse sebeti që këta kërkojnë të zihen me njëri-tjetërin, se a është mirë si thotë Damiani e a është mirë si thotë Oerdi, nuk e meritojnë shqipatrët të merren peng nga këta.

Hallet i kemi të veçanta. Gjiknuri ka hall tjetër, Bylykbashi ka hall tjetër. Unë kam hall që qytetraët të kenë të drejtë të zgjedhin, se për të votuar kanë votuar shqiptarët nga ’90 e këtej. Nuk kam qejf të bëj koalicion me asnjë nga ata. Rëndësi ka që unë Myslim Murrizi në datë 25 prill të kem të drejtë të zgjedh”, tha Murrizi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010139942169189
array(1) { ["section"]=> string(127) "murrizi-del-nga-keshilli-politik-dhe-zbulon-cfare-ka-thene-odihr-letra-duhet-te-shkoje-ne-poloni-kerkojne-sebep-te-zihen-222326" }