Murrizi i prerë: S'pati marrëveshje se Rama e ka me PD, nuk i merr dot votat tona nëse nuk hapen listat. I duan shqiptarët si votues, jo si zgjedhës

Publikuar tek: politike, më 20:49 07-07-2020 Murrizi i prerë: S'pati marrëveshje se Rama e ka me PD, nuk i merr dot votat tona nëse nuk hapen listat. I duan shqiptarët si votues, jo si zgjedhës Murrizi

Përfaqësuesi i Opozitës Parlamentare Myslim Murrizi, ka thënë pas përfundimit të takimit me kreun e qeverisë, se nuk pati marrëveshje, pasi Rama e ka marrëveshjen me PD e LSI.

Deputeti Murrizi tha se ai dhe kolegët e tij nuk do e votojnë marrëveshjen e 5 qershorit nëse nuk hapen listat dhe të zbatohen rekomandimet e OSBE/ODIHR.

Sipas tij, Rama e Basha nuk i duan listat e hapura, pasi duan t'i kenë shqiptarët vetëm si votues, jo si zgjedhës.

"Nuk pati marrëveshje, sepse Rama vazhdon ta ketë marrëveshjen me ata të cilët e gatuan këtë sistem zgjedhor që i mohuan votën shqiptarëve që në 2008. Ne jemi këtu për të thënë që nuk jemi për të votuar çdo lloj pazari në kurriz të shqipatrëve. Ata kanë hall pushteti, ne kemi hallin e shqiptarëve. Nuk votojmë nëse nuk hapen listat e kandidatëve dhe të zbatohen pikë për pikë rekomandimet e OSBE/ODIHR. Që njëherë të vetme në këto 30 vite procesi të jetë i pakontestueshëm nga palët politike. Ne Ramës ia bëmë të qartë që mund të vazhdojë pazarin me PD, por votat tona nuk janë pro marrëveshjes së tyre. Rama nuk është pro listave të hapura, si Basha dhe Kryemadhi. Ata i duan shqiptarët si votues, jo si zgjedhës. Ne nuk jemi zemëruar, jemi takuar dhe do të takohemi. Gjithmonë për sistemin zgjedhor dhe pro listave të hapura apo për çdo gjë që ka lidhje me interesin e shqiptarëve. Për tendera, për koncesione për pazare janë ata që takohen natën dhe bëjnë sikur shahen ditën", tha Murrizi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010082960128784
array(1) { ["section"]=> string(151) "murrizi-i-prere-s-pati-marreveshje-se-rama-e-ka-me-pd-nuk-i-merr-dot-votat-tona-nese-nuk-hapen-listat-i-duan-shqiptaret-si-votues-jo-si-zgjedhes-213171" }