Murrizi kritika partive politike: Të qërojmë nga POLITIKA vemjet, parazitët e skuthët e kryetarëve

Publikuar tek: politike, më 12:12 23-10-2019 Murrizi kritika partive politike: Të qërojmë nga POLITIKA vemjet, parazitët e skuthët e kryetarëve

Deputeti i i opozitës, Myslim Murrizi, ka drejtuar kritika të forta mbi mënyrën si zgjidhen deputetët e Kuvendit të Shqipërisë. Ai denoncon mënyrën klienteliste të zgjedhjes së përfaqësuesëve në Kuvend.

Sipas Murrizit  në sistemin aktual, ata nuk përfaqësojnë askënd, përveçse interesat e kryetarit të tyre.

“Të gjithë servilët, hipokritët, spurdhjakët politik, parazitë e vemje pa fytyrë, pa pigment pa moral përfaqësues, të pështirë në ekstrem në lëpirje ndaj çdo kryetari, duan që të jenë përfaqësues, pa përfaqësuar askend. Duan të jenë në parlament pa vota por me jargavitje ndaj kryetarit”, shkruan Murrizi.

Ndërkaq deputeti shprehet entuziast mbi shtimin e zërave që kërkojnë për zgjedhjen e deputeteve nga qytetarët dhe jo emerimin e tyre nga kryetarët, përmes intrigave e skuthlliqeve,

Me vjen shumë mirë që shtohen zëra për zgjedhjen e deputeteve nga qytetarët dhe jo emërimin e tyre nga kryetarët.
Populli thote: me mire vone sesa kurre

Postimi i plotë:

Listat e hapura qerojne nga politika dhe parlamenti vemjet, parazitet, skuthet dhe çdo lloj kategorie te piste qe fshihet nga vota e qytetareve duke hyre ne mendere te kryetareve
Me vjen shume mire qe shtohen zera per zgjedhjen e deputeteve nga qytetaret dhe jo emerimin e tyre nga kryetaret
Populli thote: me mire vone sesa kurre
Te gjithe individet me kellqe politike, njerez qe takojne qytetare, politikane qe duan demokracine e votes, duan pranojne dhe kerkojne qe ne politike dhe parlamen, te vijne nga vota e qytetareve
Te gjithe servilet, hipokritet, spurdhjaket politik, parazite e vemje pa fytyre, pa pigment pa moral perfaqesues, te peshtire ne ekstrem ne lepirje ndaj çdo kryetari, duan qe te jene perfaqesues, pa perfaqesuar askend
Duan te jene ne parlament pa vota por me jargavitje ndaj kryetarit
Pa kontribut e merite, por me intriga e skuthelliqe
Pa takuar asnje qytetare, por duke i lepire menderen çdo kryetari
Pa bere fushate, por duke u verdallosur si zorraxhi per dreka e darka qyl gjate 45 diteve si lider
Pa patur asnje vote, por duke patur te gjithe cilesite e pista te rraces njerezore
Pa paguar asnje kafe te atyre qe punojne per te ne fushate, por duke paguar qindra minjera euro tek kryetari
E per kete kategori te ndyre politikanesh, qe po i shoh te qajne e qurraviten neper ekrane e port-hale se nuk ka problem sistemi por rustemi, se listat e hapura nuk sjellin ne parlamen “ profesor” “ shkencetar” apo “ intelektual”, me lista te hapura nuk do tua shoh me kurre njeri surratin apatik, sepse nuk ju voton askush
Bile jo pak nga ky soj kur kane kaniduar me pdr, psd, frd, pd, paa me emer, nuk kane mare as votat e familjes
Listat e hapura rrisin demokracine ne parti, ne parlament dhe ne qeveri
Listat e hapura zhdukin perfundimisht minjt politik nga skena politike bajate e Shqiperise

      

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.017832040786743
array(1) { ["section"]=> string(103) "murrizi-kritika-partive-politike-te-qerojme-nga-politika-vemjet-parazitet-e-skuthet-e-kryetareve-183169" }