Murrizi: Kur PD dogji mandatet, edhe PS donte të ikte dhe të bëheshin zgjedhje, nuk i lanë të huajt

Publikuar tek: politike, më 20:52 23-10-2019 Murrizi: Kur PD dogji mandatet, edhe PS donte të ikte dhe të bëheshin zgjedhje, nuk i lanë të huajt Deputeti Myslym Murrizi

Deputeti Myslym Murrizi ka treguar mbrëmjen e sotme se kur PD dogji mandatet në shkurt, edhe PS donte të ikte nga Kuvendi.

I ftuar në emisionin “Arena”, Murrizi u shpreh se dhe PS donte të shkonte në zgjedhje por nuk e lanë të haujt.

“Pas gjithë breshërive të vendimeve të Byrosë Politike të PD, për shpalljen armik, thash se këta erdhën për ta rrëzuar Ramën dhe më rrëzuan mua. Unë nuk shoh që zgjedhjet e parakohshme janë vetëm në dorë të shqiptarëve, në bindjen time me aq informacione sa kam, ditën që PD e ka braktisur kuvendin, ka pasur dëshirë edhe kjo mazhorancë të ikte dhe vendi të shkonte në zgjedhje, nuk i kanë lënë. Nuk i kanë lënë, dhe po ta shikosh ka dy ditë që zyrtari i DASH nuk flet më për zgjedhje, por për burgje. Si duket edhe në burg do me i mbajt mirë këtë pjesën e baballarëve të tyre. Ka ardhur enkas për burgje”, tha Myslim Murrizi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024915933609009
array(1) { ["section"]=> string(103) "murrizi-kur-pd-dogji-mandatet-edhe-ps-donte-te-ikte-dhe-te-beheshin-zgjedhje-nuk-i-lane-te-huajt-183236" }