Murrizi ‘lëshon bombën’ në emision: Kam dashur të vras Rexhep Mejdanin, me Fatos Nanon na ndante plumbi sepse...

Publikuar tek: politike, më 22:56 26-10-2020 Murrizi ‘lëshon bombën’ në emision: Kam dashur të vras Rexhep Mejdanin, me Fatos Nanon na ndante plumbi sepse... Myslim Murrizi

Deputeti Myslim Murrizi tha sot në “Open” se ka dashur të vrasë me të vërtetë dhe jo në kuptim të figurshëm Rexhep Mejdanin, presidentin e Shqipërisë 1997-2002.

“Me Fatos Nanon na ndante plumbi”, u shpreh Murrizi, dhe arsyeja ishte Azem Hajdari.

Ai tha se ata (eksponentë të PD asokohe) gënjyen duke thënë se Fatos Nano, Fatos Klosi dhe Rexhep Mejdani, kanë gisht në vrasjen e Azem Hajdarit.

Murrizi: Kam dashur ta vras Rexhep Mejdanin. Hë ç’a më shikoni kështu. Po re po kam dashur ta vras me tër mend. Se të gjithë e shihnin si vrasësin e Azem Hajdarit. Me Fatos Nanon na ndante lumbi. Hipokritët e politikës kanë akuzuar me pa të drejtë personat e pafajshëm për vrasjen e Azem Hajdarit.

Vasili: Kemi temë tjetër.

Murrizi: Lëre çfarë teme ke ti, shqiptarët duan të dinë të vërtetën. Këta birbo kanë vite që mashtrojnë. Më kanë thënë që Fatos Nano, Fatos Klosi, Rexhep Mejdani kanë gisht në vrasjen e Azem Hajdarit. Këta yzmeqarë nuk i marr as për të pastruar halet unë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Murrizi: Jam kundër Ramës, në 2021 do jem në opozitë! Me PD do bashkohem vetëm nëse...
PD dhe LSI mendime të ndryshme për Kodin Zgjedhor? Kryemadhi: Atyre u intereson i vjetri, mua i riu, Ilir Meta ka hallin e Rudina Hajdarit… »
Article Logic
Execution time: 0.011439085006714
array(1) { ["section"]=> string(112) "murrizi-leshon-bomben-ne-emision-kam-dashur-te-vras-rexhep-mejdanin-me-fatos-nanon-na-ndante-plumbi-sepse-225286" }