Murrizi nuk kursehet: Prej 20 vitesh kryeministrat e Shqipërisë kanë punuar me 10 oligarkë

Publikuar tek: politike, më 13:39 12-09-2019 Murrizi nuk kursehet: Prej 20 vitesh kryeministrat e Shqipërisë kanë punuar me 10 oligarkë Deputeti Myslim Murrizi

Deputeti i opozitës parlamentare dhe n/kryetari i Kuvendit Myslim Murrizi deklaroi në seancën e sotme të Kuvendit se çdo konçesion i miratuar në këto vite është aferë korruptive.

Ai i lidhi këto deklarata me fuqizimin e oligarkëve të këtij vendi, të cilët i krahasoi me ish-pronarët e Firmave Piramidale. Sipas Murrizit, të gjithë kryeministrat e Shqipërisë në këto 20 vite kanë bashkëpunuar me 10 oligarkët më të fuqishëm të këtij vendi.

‘’Jam kundra këtyre afera korruptive. Një nga kompanitë që ka marrë përsipër ndërtimin e Milot-Balldrenit nuk ka takat financiar ta realizojë. Dhe thonë që do t’i qerasin shqiptarët me tunel. I nuhas të gjitha PPP-të. Të gjitha konçesionet e Rinasit, kasave fiskale, karburantet, edhe kjo Gjikuria-lemeria, janë në dëm të shqiptarëve. Nga këto vjedhje galopante vjen dhe kriza ekonomike dhe ajo politike. Nga viti 2000 Met,Nano, Berisha 1 dhe Berisha 2 si dhe Rama kanë punuar me 10 veta. Nga xhepi i tyre nuk ka dalë asnjë lekë. Është dhe ajo kompania e rotondos së Elbasanit që ka shkatërruar rrugën dhe i ka humbur administratori.

Më pëlqeu zoti Majko kur tha se zëvendësuesit hyjnë dhe shënojnë gol dhe hyjnë në histori. Unë nuk jam zëvendësues. Në 1997 morët ministra tankistë dhe ua keni dhënë të tjerëve. Kur trajneri është sekser, ndodh që kanë ikur me pranga ën duar 4-5 deputetë. Të mos kemi firma ‘Xhaferri’, ‘Populli’ që ndërtojnë rrugët e Shqipërisë. Të vendosim dorën te plaga’’, u shpreh Murrizi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0069980621337891
array(1) { ["section"]=> string(96) "murrizi-nuk-kursehet-prej-20-vitesh-kryeministrat-e-shqiperise-kane-punuar-me-10-oligarke-178200" }