Murrizi për zgjedhjet e 2021: Do kandidojmë në 12 qarqe me 140 deputetë dhe lista 100% të hapura! Rama të kapi qiellin me dorë...

Publikuar tek: politike, më 16:48 09-09-2020 Murrizi për zgjedhjet e 2021: Do kandidojmë në 12 qarqe me 140 deputetë dhe lista 100% të hapura! Rama të kapi qiellin me dorë... Myslim Murrizi

Deputeti i opozitës parlamentare, Myslim Murrizi, është shprehur se në zgjedhjet e ardhshme parlamentare partia e tij LDSH do të kandidojë në 12 qarqe me 140 deputetë, me lista 100% të hapura.

Ai tha në një intervistë për Report tv gjatë edicionit të lajmeve, se qytetarët do mund të jenë të lirë të zgjedhin patinë dhe kandidatët, një betejë kjo e fituar tashmë nga opozita parlamentare.

Pyetje: Cili është objektivi juaj në zgjedhjet e ardhshme?

Murrizi: Do kandidojmë në 12 qarqe me 140 deputetë dhe me lista 100% të hapura. Po s'na besuan qytetarët, s'ka problem, mjafton që me votën e tyre të kenë mundësi të zgjedhin kë të duan. Të paktën një betejë ne e fituam, listat do hapen. Rama të kapi qiellin me dorë me gjithë Bashën, kushtetuta nuk ndryshon më. Shqipëria ka 134 subjekte politike, po u shtuan dhe 3 nuk bëhet qameti. Përsa i përket logos së partisë, nuk do të jetë ajo logoja përfundimtare, do të ndryshohet, ajo është vetëm një logo sinjalizuese.

ldsh.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « E thumboi për Turin, Shahini i përgjigjet Kryemadhit: 12 mijë maturantë u përgjigjën saktë, janë më të arsimuar se ju që...
LSI i përgjigjet ashpër Besa Shahinit: Velinë e Ramës, boll tenderove 10 herë Sami Frashërin për të vjedhur para »
Article Logic
Execution time: 0.013329029083252
array(1) { ["section"]=> string(130) "murrizi-per-zgjedhjet-e-2021-do-kandidojme-ne-12-qarqe-me-140-deputete-dhe-lista-100-te-hapura-rama-te-kapi-qiellin-me-dore-219840" }