Murrizi-Ramës: Unë jam tradicional për vete, çunat le të vazhdojnë të bëjnë gili-vili

Publikuar tek: politike, më 15:47 25-04-2019 Murrizi-Ramës: Unë jam tradicional për vete, çunat le të vazhdojnë të bëjnë gili-vili

Pak më parë në fjalën e tij në Kuvend kryeministri Rama tha se nga e gjithë 'loja' brenda të djathtës, pasojat i vuajti Myslim Murrizi.

 'Astrit Patozi thotë më nxori Rama nga listat se ma ka thënë këtu ai mua. Pse faji im ishte se Astritit i kishte ardhur fundi dhe baba duhet të zgjidhte mes cunit me duar në xhepa dhe cunit për rrugë, cunin për rrugë e nxorri jashtë dhe la këtë këtu me duar në xhepa', tha Rama.

Mirëpo nuk ka munguar replika e deputetit të Murrizi, i cili u shpreh  se nuk do t’i ndërpresë më çunat. Sipas tij, ata le të vazhdojnë gili-vili dhe se ai nuk ka faj

'Pse unë ua prisha integrimin juve? Ju dëgjova dy tre herë zoti kryeministër, që u morët me mua, se ndenja unë këtu. Po pse more unë iu prisha punë çunave të bëjnë gili-vili? Po pse unë e kam fajin? Unë jam tradicional për vete, çunat le të vazhdojnë të bëjnë gili-vili. Unë nuk kam punë', tha Murrizi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027290105819702
array(1) { ["section"]=> string(90) "murrizi-rames-une-jam-tradicional-per-vete-cunat-le-te-vazhdojne-te-bejne-gili-vili-161826" }