Murrizi: Rrugë të mbarë Vllahute, trajnerja me fustan rozë e ekipit mavi

Publikuar tek: barometri, më 07:12 04-07-2018 Murrizi: Rrugë të mbarë Vllahute, trajnerja me fustan rozë e ekipit mavi

Deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi përmes një statusi në Facebook nuk e fsheh gëzimin për largimin e ambasadores së BE në Shqipëri, Romana Vlahutin duke e ironizuar keqas.

 

Përmes një postimi në Facebook, Murrizi thotë se me largimin e Vlahutin do t’i kursehen “jo pak” para buxhetit të shtetit, pasi ruhej me eskortë sikur të ishte “prokurore e anti-mafies europiane”.

Postimi i plotë:

Kur pashë Romanën dhe Knutin që kërkojnë dialog me OPOZITËN pas 5 vitesh maskaradë, drogë, trafik, korrupsion, hashash, fukarallik, mjerim, vjedhje, krim, arrogancë të një qeverie të majtë, dhe ky “ ÇIFT” ka heshtur për çdo gjë, mu kujtua filmi : OPERACIONI I ZJARTIT

Mu kujtua pikërisht ulërima e Krishnik Martinit kur i drejtohet Pjetër Mustakuqit:

PJËËËËR .... MEMECIT I ERDHI GOJA.

Rrugë të mbarë Vllahute se do na kursesh jo pak para nga buxheti i shtetit, sepse eskortat të ruanin sikur ishe prokurore e antimafies europiane, në fakt ishe .........?????

Tani besoj që do të punosh me Majlindën, sepse Shqiptarët dinë ta kthejnë nderin.

Apo e ke ndarë për në KIRGISTAN?????

Suksese në jetë o “ trajnerja” me fustan rozë e ekipit mavi.

Ngado që të shkosh, thirri ndonjehërë “ çunat” që luajte futboll në Tiranë.

S’ka problem se disa lojtarë janë me “ karton të kuq”.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.038243055343628
array(1) { ["section"]=> string(77) "murrizi-rruge-te-mbare-vllahute-trajnerja-me-fustan-roze-e-ekipit-mavi-126667" }