Murrizi zbulon vendimin që do të jepet për Metën: E quajnë fitore të madhe, por PS…

Publikuar tek: politike, më 17:56 12-06-2019 Murrizi zbulon vendimin që do të jepet për Metën: E quajnë fitore të madhe, por PS…

Deputeti Myslym Murrizi ka qenë i ftuar pasditen e sotme në Top Talk në Top Channel.

Ai ka folur për krizën politike në vend dhe zgjidhjen e saj. Ndër të tjera Murrizi komentoi dhe shkarkimin e pritshëm të presidentit Meta gjatë ditës së nesërme.

Sipas Murrizit, PS nuk do ta shkarkojë Metën, sepse është produkt i kësaj mazhorance, por edhe sepse ajo çfarë do të diskutohet në Kuvend këtë të enjte nuk është shkarkimi i Metës.

‘Në mbledhjen e konferencës së kryetarëve nuk është rezolutë për të shkarkuar Ilir Metën. Projektrezoluta e nesërme nuk ka nevojë për shumicë të cilësuar. Ajo kalon me shumicë të thjeshtë, Nuk kërkon 93 vota nesër. Është disa hapa për të shkuar tek ardhja e votave të 2/3. Unë besoj se nuk do ta shkarkojnë. Ky President është prodhim i kësaj mazhorance, pa asnjë votë nga krahu tjetër politik, paçka se një grusht militantësh që brohorisin përpara Parlamenti, që kërkojnë të kthehen në administratë, e quajnë fitore të madhe, shpëtues’, u shpreh Murrizi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070950984954834
array(1) { ["section"]=> string(87) "murrizi-zbulon-vendimin-qe-do-te-jepet-per-meten-e-quajne-fitore-te-madhe-por-ps-167975" }