'Mushkëritë e botës' në flakë, shpresë për Amazonën, fillojnë shirat

Publikuar tek: bota, më 15:09 24-08-2019 'Mushkëritë e botës' në flakë, shpresë për Amazonën, fillojnë shirat

'Mushëritë e botës', pyjet e Amazonës vijojnë të digjen masivisht prej ditësh.

Ndërkohë, në disa zona kanë filluar reshjet e shiut, por siç raportojnë mediat e huaja ende nuk kanë dhënë efekt në shuarjen e flakëve që janë përhapur me përmasa të mëdha.

Flakët vazhdojnë ta 'përpijnë' Amazonën, ndërsa ditën e sotme presidenti brazilian Jair Bolsonaro vendosi nëpërmjet një dekreti presidencial dërgimin e trupave ushtarake në Pyllin e Amazonës.

Më shumë se 74,000 zjarre janë raportuar vetëm në Amazone këtë vit, dhe pothuajse 10,000 prej atyre vetëm javën e kaluar. 

Presidenti francez Emmanuel Macron i kërkoi G7 të bëjë presion ndaj presidentit të Brazilii, që të ndërmarrë më shumë veprime kundër zjarreve.

Ndonëse fillimisht e kundërshtoi ashpër, lideri brazilian duket se u dorëzua, pasi sot urdhëroi ndërhyrjen e ushtrisë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shënohet vdekja e parë e shkaktuar nga cigarja elektronike
Giovanni Quarisa, karabinieri më i vjetër në Itali mbush sot 110 vjeç »
Article Logic
Execution time: 0.011178970336914
array(1) { ["section"]=> string(71) "mushkerite-e-botes-ne-flake-shprese-per-amazonen-fillojne-shirat-176218" }