'Mushkëritë e botës' po digjen çdo ditë si kurrë më parë, luftë për të shuar zjarret masive në Amazonë

Publikuar tek: bota, më 07:36 22-08-2019 'Mushkëritë e botës' po digjen çdo ditë si kurrë më parë, luftë për të shuar zjarret masive në Amazonë

Zjarret masive po djegin pyjet më të madha të botës, në Amazonë, duke kapur shifra rekord.

Ndërkohë, që shkencëtarët paralajmërojnë se kjo mund të jetë një goditje shkatërruese në luftën kundër ndryshimit të klimës.

Këto janë zjarret më të frikshme në historinë e njerëzimit. Sipas autoriteteve të dhënat satelitore treguan rritje prej 80 përqind më shumë të hapësirës së djegur në të njëtën përiudhë në vitin 2018. Agjencia hapësinore raporton se të dhënat e saj satelitore kanë zbuluar më shumë se 72.000 zjarre që nga janari i vitit 2019.

Pyjet e Amazonës cilësohen si mushkëritë e planetit, duke prodhuar 20% të oksigjenit në atmosferën e Tokës.

Konsiderohet jetike në ngadalësimin e ngrohjes globale, dhe është "shtëpi" për speciet e panumërta të faunës dhe florës. Në këtë zonë bien po ashtu sasitë më të mëdha të reshjeve se në të gjithë botën.

Imazhet dhe videot dramatike në mediat sociale tregojnë tymin gjigant që ngrihet nga gjelbërimi. Tymi ka arritur deri në Sao Paulo, më shumë se 1.700 milje larg.

Këto zjarre masive, bënë që në qytet të ndodhë një fenomen i pazakontë. Sao Paulo u zhyt në errësirë në mes të ditës. Ndërsa, ekspertët shpjeguan se kjo skenë apokaliptike ndodhi për shkak të tymit që vjen nga Amazona dhe krijoi mbi qytet një re të dendur smogu.

zjarri-1-600x322.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02724289894104
array(1) { ["section"]=> string(106) "mushkerite-e-botes-po-digjen-cdo-dite-si-kurre-me-pare-lufte-per-te-shuar-zjarret-masive-ne-amazone-175994" }