“Mushkonjat më pickojnë se kam gjakun e ëmbël”, vërtetohet shkencërisht

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 16:45 27-04-2015 “Mushkonjat më pickojnë se kam gjakun e ëmbël”, vërtetohet shkencërisht

Studiuesit kanë vërtetuar atë që deri tani kosiderohej një mit sa i takon “gjakut të ëmbël” lidhur me pickimin e mushkonjave. Provat shkencore thonë se gjenet tona vendosin me të vërtetë se kush pickohet ose jo nga mushkonjat.

"London School of Hygiene and Tropical Medicine" me anë të një studimi të binjakëve nga një vezë dhe të binjakëve nga dy vezë të ndryshme, konkludoi se te binjakët njëvezorë mushkonjat i shpërndanin pickimet në mënyrë të barabartë, ndërsa te binjakët dyvezorë preferonin më shumë njërin prej binjakëve.

Ky studim serioz është publikuar edhe në revistën shkencore “Natyre” dhe do t’i vijë në ndihmë studiuesve për hedhjen e bazave në përmirësimin e ilaçeve kundër mushkonjave duke patur parasysh që sëmundjet e transmetuara nga mushkonjat si malarja apo ethet tropikale janë në rritje. / Newsbomb.al

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023897886276245
array(1) { ["section"]=> string(73) "mushkonjat-me-pickojne-se-kam-gjakun-e-embel-vertetohet-shkencerisht-9797" }