Mustafa Nano i bën thirrje Kuvendit të mos votojë Arta Markun: Ja arsyet (VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 21:43 19-11-2019 Mustafa Nano i bën thirrje Kuvendit të mos votojë Arta Markun: Ja arsyet (VIDEO) Analisti Mustafa Nano

Analisti Mustafa Nano i ka bërë thirrje Kuvendit që të mos votojë Arta Markun si Prokurore të Përgjithshme.

Në monologun e përjavshëm në emisionin e tij, Nano shpjegon edhe arsyet se përse Marku nuk duhet të zgjidhet Prokurore e Përgjithshme.

Sipas Nanos që prej momentit kur është zgjedhur, Prokurorja e Përkohshme ka qenë e kontestuar dhe e sulmuar egërsisht për rrethanat se si u zgjodh.

Mustafa Nano ka theksuar se Arta Marku nuk duhet të zgjidhet Prokurore, pasi nuk duhet që të përshkallëzohen sherret mes palëve.

‘Doja t’i bëja një thirrje Kuvendit që të mos emëronte Arta Markun. Nuk kam asgjë kundër Arta Markut, nuk e kam ndjekur me vëmëndje punën e saj madje në disa situata e kam mirëkuptuar se ka qenë  e sulmuar e anatemuar, por për arsye të tjera, që nuk kanë të bëjnë as me integritetin moral, që nuk vihet në diskutim nga aksush. Që nga momenti që është zgjedhur e Prokurore e Përgjithshme përkohshme ka qenë e konstestuar që në fillim fare. Unë mendoj që Shqipëria nuk ka luksin që të kontestohet fort dhe efërsisht nga njëra palë, do ishte e padrejtë dhe mungesë përgjegjshmërie nëse do zgjidhej një prokuror që do të ishte i kontestuar nga njëra palë, por i uroj sukses të plotë në karrierën e saj si juriste. Unë mendoj që duhet skualifikuar, jo për arsyet që kanë të bëjnë me formimin e saj dhe integritetin e saj, por sepse ishte pafat, u bë prokurore e përkoshme në një moment të gabuar, mund të ishte vendimi i saj apo të tjerëve, po për këtë situatë ku u zgjodh nuk duhet zgjedhur, do të përkeqësonte sherrin mes palëve’, ka thënë analisti Mustafa Nano.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.034017086029053
array(1) { ["section"]=> string(84) "mustafa-nano-i-ben-thirrje-kuvendit-te-mos-votoje-arta-markun-ja-arsyet-video-186490" }