Mustafa takohet me Merkel në Berlin, pak ditë përpara turit të kancelares në Ballkan

Publikuar tek: rajon, më 15:30 26-06-2015 Mustafa takohet me Merkel në Berlin, pak ditë përpara turit të kancelares në Ballkan

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa do të zhvillojë më 30 qershor një vizitë zyrtare në Gjermani, ku edhe do të takohet me kancelaren Angela Merkel. Lajmi konfirmohet në faqen zyrtare të kancelares Merkel, në të cilën shkruhet se: “Temë e diskutimit do të jenë marrëdhëniet bilaterale, gjendja në Kosovë dhe marrëdhëniet e Kosovës me Bashkimin Evropian.”

Vizita e Mustafës në Berlin zhvillohet vetëm pak ditë përpara turit që Angela Merkel do të zhvillojë në Ballkan më 8 korrik. Tirana dhe Beogradi tashmë janë konfirmuar në agjendën e kancelares Angela Merkel, ndërsa ende nuk është e qartë nëse ajo do të jetë e pranishme më 9 korrik në Sarajevë të Bosnje-Hercegovinës.

Lexo edhe: Merkel më 8 korrik në Tiranë, vizita e dytë e një kancelari në 25 vite 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.054134845733643
array(1) { ["section"]=> string(89) "mustafa-takohet-me-merkel-ne-berlin-pak-dite-perpara-turit-te-kancelares-ne-ballkan-14702" }