‘Mutacion i së keqes së Sali Berishës’, Braçe shpërthen ndaj Bashës: Në masakrën e Krushës problem i tij janë viktimat, në atë të 21 janarit janë 4 të pushkatuarit, dje ishin...

Publikuar tek: politike, më 22:21 20-11-2020 ‘Mutacion i së keqes së Sali Berishës’, Braçe shpërthen ndaj Bashës: Në masakrën e Krushës problem i tij janë viktimat, në atë të 21 janarit janë 4 të pushkatuarit, dje ishin... Brace - Basha

Zv.kryeminsitri Erion Braçe me anë të një postimi në rrjetet sociale ka shpërthyer ndaj kreut të PD Lulzim Basha, pas akuzave të këtij të fundit se qeveria po fsheh shifrat e vërteta të viktimave nga COVID-19.

Sipas Braçes, Basha është një mutaccion is ë keqes së Sali Berishës dhe ka një problem të madh me viktimat, të vrarët dhe të vdekurit.

Ai thotë se në masakrën e Krushës problemi i Bashës ishin të vrarët prej UÇK-së, në masakrën e 21 janarit problemi i Bashës ishin 4 të pushkatuar në mes të Bulevardit Dëshmorët e Kombit, ndërsa ditën e djeshme kryedemokrati e kishte problemin e viktimat e COVID.

Sipas zv.kryeministrit, Basha nuk e vret mendjen për viktimat e COVID, por po e krijon këtë për të hequr vëmendjen nga të vdekurit që i ka hedhur mbi kurriz UӾK-së.

"Lulzim Basha nuk është i ri! Lulzim Basha është një mutacion i së keqes së Sali Berishës. Por ka edhe me shume, është hallexhi! Lylzim Basha ka nje problem te madh, te hershem me viktimat-te vraret, te vdekurit. Ne masakren e Krushës, por edhe pertej, kudo nga Kukesi ne Kosove, problemi i tij jane viktimat, te vraret, te vdekurit, por prej UCK ama; Ne masakren e 21 janarit, problemi i tij jane kater te pushkatuarit dhe me shume se 12 plagosurit ne te njejtin vend, bulevardin Deshmorët e Kombit; Prej dje, problemi i tij jane te gjithe ata qe humben jeten nga Coronavirus; Ai ka kohe qe numeron te humburit prej Coronavirus si nevojtar, si sukses i tij; Por edhe si shpetim per ti ikur te vrareve, te vdekurve qe ai i ka hedhur mbi kurriz UCK! Duhej fryre pafund numri qe te shuhej ndermarrja e tij e turpshme kunder UCK! Ja doli per ca ore sot, kur ju mori pacienteve mjeket jetike qe ju pergjigjen me dinjitet tamam atij! Por kaq ama; Ata tani jane ne pune, ende si cdo dite ne nente muaj! Ai, Lylzimi po fle, por asfare rehat ama; Gjumin nuk ja prish ti qe je i semure, harroje ai nuk e rregullon balluken per ty hic; gjumin ja prishin te vdekurit qe i ka hedhur mbi kurriz UCK!", shkruan Braçe.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘Humba 2 familjarë nga Covid-19’, Paloka: Më vdiq vajza e tezes, s’dua të merrem me xhaxhain që...
»
Article Logic
Execution time: 0.015496015548706
array(1) { ["section"]=> string(175) "mutacion-i-se-keqes-se-sali-berishes-brace-shperthen-ndaj-bashes-ne-masakren-e-krushes-problem-i-tij-jane-viktimat-ne-ate-te-21-janarit-jane-4-te-pushkatuarit-dje-ishin-228536" }