Në shumë vende të botës ka nisur shpërndarja e vaksinave kundër koronavirusit, e cila shihet si mënyra e vetme për t’i dhënë fund pandemisë COVID-19.
Por mutacionet e reja të virusit, sidomos ai afrikano-jugor, kanë bërë që kompanitë e prodhimit të vaksinës të nisin punën për të përshtatur vaksinat.
Sipas disa studimeve, ky mutacion afrikano-jugor mund t’i shpëtojë antitrupave, ndaj efikasiteti i vaksinës bie kur injektohet në personat e infektuar me këtë mutacion të COVID-it.
Sipas britanikes “Daily Telegraph”, universiteti i Oksfordit në bashkëpunim me kompnainë AstraZeneca janë të parët që kanë nisur nga puna për të krijuar një version të ri të vaksinës, në gjendje që t’i mbrojë njerëzit edhe nga mutacionet e virusit.