Mutacioni i ri i COVID-19, mjeku jep alarmin: I mendonim të paprekshëm, po infektohen edhe shumë të rinj

Publikuar tek: aktualitet, më 20:54 18-01-2021 Mutacioni i ri i COVID-19, mjeku jep alarmin: I mendonim të paprekshëm, po infektohen edhe shumë të rinj Mjeku Ardian Fandi

Varianti i ri i koronavirusit i gjetur fillimisht në Angli, është përhapur në shumë vende të botës dhe po infekton mijëra njerëz çdo ditë.

Mjeku shqiptar në Angli, Ardian Fandi, në një lidhje live për Ora Neës tha se në Angli gjendja paraqitet më e rënduar për shkak të mutacionit të ri të COVID-19.

Ai u shpreh se ky mutacion po infekton shumë të rinj, edhe pse fillimisht u mendua që kjo grupmoshë ishte më pak e prekshme nga virusi.

“Gjendja ka nisur të përkeqësohet që përpara vitit të ri, kur vumë re që përveç shpërndarjes së shpejtë të virusit të ri, u rrit ndjeshëm numri i të sëmurëve në mosha të reja 25-35 vjeç. Virusi filloi të prekë edhe të rinjtë, që mendonim se ishin të paprekshëm apo që e kalonin pa simptoma. Pamë një rritje të rasteve me pneumoni bilaterale që kërkonin oksigjen, këtu u rrit alarmi dhe këtu filloi të përhapet te moshat e reja. Trajtimi nuk ka ndryshuar.

Është i njëjtë me virusin e vjetër, të njëjtat ilaçe asteroide dhe antibiotikë, oksigjen terapi dhe fizioterapi kur i japim oksigjen për të mbajtur mushkëri të hapura. Një pjesë e mirë e të rinjve arrijnë ta përballojnë, por një pjesë tjetër kanë përfunduar të intubuar ose kanë humbur jetën.

Rritja eksponenciale e humbjes së jetëve në Angli është në drejtim të kundër me të gjithë numrave që shikojmë në Evropë apo në Shqipëri, ku numrat janë shumë inkurajues. Këtu është rritur shumë numri i të prekurve dhe i të vdekurve”, tha mjeku.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Panajot Barka i kundërvihet Marin Memës: Cënoi identitetin e grekëve të Dropullit dhe të Shqipërisë, shkon nëpër fshatra me kamera të fshehta dhe provokon disa pleq e plaka…
»
Article Logic
Execution time: 0.01203989982605
array(1) { ["section"]=> string(108) "mutacioni-i-ri-i-covid-19-mjeku-jep-alarmin-i-mendonim-te-paprekshem-po-infektohen-edhe-shume-te-rinj-235498" }