Muzika qytetare në zi, ndahet nga jeta bilbili i këngës fierake Timo Lule

Publikuar tek: foto-e-dites, më 08:33 26-01-2021 Muzika qytetare në zi, ndahet nga jeta bilbili i këngës fierake Timo Lule

Timo Lule, bilbili i këngës qytetare fierake, ka humbur jetën në moshën 95-vjeçare. Lule nuk i ka shpëtuar komplikacioneve të shkaktuara nga Covid-19, duke u ndarë nga jeta mbrëmjen e sotme në një spital në Como të Italisë.

Lajmi konfirmohet nga djali i tij dhe të afërm të familjes edhe nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale.

Karrierën muzikore Timo Lule do ta niste në Ansamblin e Ushtrisë ku nën drejtimin e mjeshtrit Gaqo Avrazi do të këndonte krahas mjeshtrave Mentor Xhemali, Ibrahim Tukiçi, Xhoni Athanas, Maliq Herri, etj.

Timo Lule u shqua veçanërisht në interpretimin dhe përpunimin e këngës qytetare e popullore, duke i qëndruar besnik tabanit dhe traditës lokale. Këngë të interpretuar prej tij gjenden sot në arkivat e fonotekës kombëtare.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Skënder Sallaku
»
Article Logic
Execution time: 0.013152122497559
array(1) { ["section"]=> string(79) "muzika-qytetare-ne-zi-ndahet-nga-jeta-bilbili-i-kenges-fierake-timo-lule-236417" }