Situata në çadrën e opozitës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, sot ka qenë e elektrizuar dhe me një prani të madhe protestuesish, numri i të cilëve ka qenë i lartë deri në orët e vona të mbrëmjes.
Përplasja mes Bashës dhe Ramës me oraret e fjalimeve të tyre, kryeministri nga mitingu te sheshi “Skënderbej” dhe kreu i PD nga “Çadra e Lirisë”, duket se nuk e ka zbehur atmosferën.
Muzika e lartë ka vijuar deri në orët e vona ndërsa disa protestues janë parë të ndezin fishekzjarre jashtë çadrës dhe përballë me godinën e Kryeministrisë pa shkaktuar incidente, siç shihet edhe në këtë video të përhapur në rrjetet sociale.