Në ditën e Fiter Bajramit Myftinitë në vend kanë dhënë mesazhet e tyre të rëndësishme. Myftiu i Elbasanit Agim Duka është ndalur te ISIS të cilin e ka quajtur si një kërcënim për gjithë botën, që po drejtohet nga Ballkani.
“E keqja po kalon kufijtë e Lindjes së mesme, po drejtohet drejt Ballkanit dhe Mesdheut. ISIS ky shtet terrorist kërcënim për gjithë botën. Duhet reagim ndaj simpatisë për këtë shtet terrorist”, ka thënë Myftiu i Elbasanit.
Myftiu i Pukës Kopani është ndalur te largimet nga vendi, që i ka cilësuar si tradhti ndaj vendlindjes.
“Largimi tradhëti ngaj vendlindjes. Azili nuk është shpëtim. Bëhuni më vizionarë, ktheni sytë nga tokat tuaja bujqësore. Jemi i vetmi vend ku tokat nuk punohen”, ka thënë Myftiu i Pukës në mesazhin e tij.