Myslim Murrizi tregon 4 qarqet ku do kandidojë: Nuk do më shihni në Kuvend nëse LDSH merr 3-4 mandate në një qark dhe unë…

Publikuar tek: politike, më 21:19 13-01-2021 Myslim Murrizi tregon 4 qarqet ku do kandidojë: Nuk do më shihni në Kuvend nëse LDSH merr 3-4 mandate në një qark dhe unë… Myslim Murrizi

Kryetari i partisë Lëvizja Demokratike për Ndryshim, Myslim Murrizi, ka treguar se do të kandidojë në 4 qarqe në zgjedhjet e 25 prillit.

Ai ka thënë se do të kandidojë në Fier, Tiranë, Korçë dhe Elbasan, ndërsa shtoi se në partinë e tij listat do të jenë 100% të hapura.

Sipas tij, ai nuk do të jetë në Kuvend nëse nuk ka më shumë vota se kandidatët e tjerë të partisë tij, edhe nëse LDH merr 3-4 mandate në një qark.

“Do të kem kandidatë në të 12 qarqet e Shqipërisë. Unë i përkas politikanëve rebelë. Unë si kryetar partie do të jem kandidatë në 4 qarqe, por nuk do të shkoj në Kuvend nëse nuk marr një votë më shumë nga cilido garues që do të kandidojë në qarqet ku jam edhe unë. Do të kandidoj në Fier, Tiranë, Elbasan, Korçë. Myslim Murrizin nuk do ta shihni në Kuvend edhe nëse LDSH merr 3-4 mandate në një qark dhe unë nuk kam një votë më shumë se të tjerët. Për mua listat janë të hapura 100%”, tha Murrizi në Rtv Ora.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Akuzat e Veliajt, përgjigjet Kryemadhi: Merakun që lali Eri ka për LSI-në, ta ketë për qytetarët e Tiranës
Nard Ndoka: I kam ofruar PD-së disa kandidatë, nuk është fundi edhe nëse Basha nuk pranon bashkëpunimin »
Article Logic
Execution time: 0.011028051376343
array(1) { ["section"]=> string(127) "myslim-murrizi-tregon-4-qarqet-ku-do-kandidoje-nuk-do-me-shihni-ne-kuvend-nese-ldsh-merr-3-4-mandate-ne-nje-qark-dhe-une-234880" }