Myslimanët fitojnë betejën. Gruaja shkarkohet se mbante veshur hixhabin por surprizon Gjykata Europiane

Publikuar tek: bota, më 12:31 13-07-2016 Myslimanët fitojnë betejën. Gruaja shkarkohet se mbante veshur hixhabin por surprizon Gjykata Europiane

Një fitore e madhe kjo e myslimanëve. Gjykata Europiane u ka dalë në krahë besimtarëve dhe kryesisht atyre praktikantë. Gjykata Europiane e mbështet gruan franceze që u shkarkua nga puna se mbante veshur hixhabin.

Asma Bougnaoui, gruaja që humbi punën e saj në një kompani konsulence IT, duhet të ishte lejuar të mbante shaminë, thotë avokati gjyqësor i BE-së. Bougnaoui punonte si inxhiniere dizajni, por s’e ka lënë me aq luftën e saj, duke e dërguar çështjen në Gjykatën Europiane.

Në një opinion paraprak me ndikim, një avokat në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë është vetëshpallur në favor të Asmas, që humbi punën e saj te kompania franceze ‘’Micropole SA’’, në qershor 2009.

Avokati Eleanor Sharpston, një nga anëtarët e lartë britanikë të gjyqësorit në Gjykatën e Luksemburgut, tha se direktiva e BE-së që ndalon diskriminimin në bazë të fesë apo besimit duhet të interpretohet në mënyrë strikte dhe se shkarkimi i Bougnaoui-t qe diskriminues pikërisht për këtë arsye, raporton ‘’The Guardian’’.

Nga analiza e çështjes, kanë dalë rezultate të qarta se nuk kishte asnjë arsye tjetër, as të paaftësisë së profesionistes për shkarkim, megjithse kompania e justifikonte me kompetencat profesionale.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026217222213745
array(1) { ["section"]=> string(108) "myslimanet-fitojne-betejen-gruaja-shkarkohet-se-mbante-veshur-hixhabin-por-surprizon-gjykata-europiane-46443" }