Myslimanët kundër KMSH-së: Namazi falet në xhami jo në rrugë. Të rinjtë e “Gylen” e justifikojnë: Po sjellim frymë të re

Publikuar tek: slide-lart, më 21:20 17-07-2015 Myslimanët kundër KMSH-së: Namazi falet në xhami jo në rrugë. Të rinjtë e “Gylen” e justifikojnë: Po sjellim frymë të re

Myslimanët janë shprehur kundër faljes së namazit në rrugë dhe ambiente të tjera, duke anashkaluar xhamitë. Në faqen islame “Ezani” është kritikuar vendimi i Komunitetit Mysliman Shqiptar për të mbyllur xhamitë gjatë “Natës së Kadrit” për të detyruar sipas tyre besimtarët të merrnin pjesë në ceremoninë e organizuar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Sipas tyre kjo është një risi e padëgjuar deri më tani në asnjë nga vendet myslimane duke i detyruar të gjithë qytetarët të falen në rrugë e jo në xhami, ashtu siç e kërkon tradita fetare prej mijëra vjetësh.

Gjithashtu në portalin islam, është kritikuar edhe falja e namazit gjatë në rrugë natës përgjatë muajt të Ramazanit, si një shqetësim për banorët me ndjesi fetare jo të njejta me myslimanët. “Në rjetet sociale shohim të postuara fotografi nga faljet e namazit të natës në rrugët jashtë xhamive, me altoporlantë të vendosur jashtë xhamive. A kemi menduar se për kaq e kaq banorë pa ndjeshmëri fetare si tonat, këta altoparlantë pengojnë gjumin e pushimin e natyrshëm të natës?”, thuhet në reagim.

Megjithatë, një komentues që e konsideron veten si aktivist i “Lëvizjes Gylen” shprehet se kjo është një përpjekje për t'i dhënë islamit në Shqipëri një fytyrë krejt të re, ndryshe nga tradita botërore. Sipas këtij komentuesi së shpejti do të kryhen faljet e namazit edhe poshtë monumentit të Skënderbeut në kryeqytet.

“Ju të E-Zanit nuk i kuptoni mirë ca gjëra. Ne, të rinjtë e frymëzuar nga aktivisti Gylen, kemi kohë që përpiqemi t’i japim Islamit në Shqipëri një fytyre të re, krejt ndryshe nga ai ç’ka qenë ose edhe ç’është tradita, jo vetëm shqiptare, por edhe e botës Islame. Vetëm kështu mund të hyjmë në librat e historisë, dhe të studiohemi si Casus Beli- rast i veçantë. Edhe ngjarja e radhës, psh është frymëzuar nga grevat e urisë, që parti të ndryshme kanë bërë në bulevard . Pse? Sepse edhe 10 ditëshi i fundit i Ramazanit ka si element të veçantë – itikafin. Kështu që avash avash, vitet që vijnë mund ta mbajmë itikafin psh poshtë kalit të Skënderbeut ose te sheshi Nënë Tereza. Elemente origjinale, që ne kemi futur në jetën fetare ka shumë, po juve nuk jua kap syri, dhe nuk jua shkruan dora , po mos u mërzisni, avash avash, do vijë një ditë, dhe tek shkrimet e tuaja do ndeshet shumë shpesh shprehja: Na ishte njëherë në Shqipëri…”, shkruan një prej komentuesve. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01396918296814
array(1) { ["section"]=> string(121) "myslimanet-kunder-kmsh-se-namazi-falet-ne-xhami-jo-ne-rruge-te-rinjte-e-gylen-e-justifikojne-po-sjellim-fryme-te-re-16435" }