Myslym Pashaj s’i ndahet detit: Ekspertët e Ramës duhet të dilnin, pas tyre paska edhe studio të epërme ndërkombëtare

Publikuar tek: fcb-bomb, më 14:54 05-02-2018 Myslym Pashaj s’i ndahet detit: Ekspertët e Ramës duhet të dilnin, pas tyre paska edhe studio të epërme ndërkombëtare

Kolonel Myslym Pashaj vazhdon të jetë aktiv me komentet e tij për një nga çeshtjet më të debatuara sot në vend, 12 miljet detare që Kotzias tha se kishte rënë dakord me Bushatin.

Të shumtë janë ata që e pyesin kolonelin në një kohë që nga zyrtarët e qeverisë nuk bëhet ende transparencë për këto bisedime dhe dëgjesat zhvillohen në Kryeministri me pyetje të përgatitura po nga kjo zyrë.

“Siç mund ta kuptonit nga Kryeministri, duhet të ketë ekspertë por ata "nuk dihen se kush..." se ata duhet të dilnin në vend të Ramës. Por? Veç kësaj ( prapë morem vesh se pas tyre paska" edhe studio shumë te eperme Ndërkomëbëtare. Ç'mund të di më tepër? Une jam një ekspert i pavarur por askush nuk më ka thirrur.

Pakt ligjor nuk ka askud. Ne shprehim opinione. Kaq. Unë kam qenë oponent dhe kundërshtar, si mund të pranohem unë në tavolinë! S'mundet kurrë! Veçse une jam një "roje" atje në kufirin e vendit tim , vetëm kaq dhe mjafton!”, shkruan Koloneli Pashaj në replikat e tij me komentuesit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070807933807373
array(1) { ["section"]=> string(122) "myslym-pashaj-s-i-ndahet-detit-ekspertet-e-rames-duhet-te-dilnin-pas-tyre-paska-edhe-studio-te-eperme-nderkombetare-109210" }