‘Na duhen 1 miliard euro’ Rama s’rresht së u luturi në Bruksel, nga anglishtja në frëngjisht: Shqipëria e shqiptarit i përket zotit e mikut

Publikuar tek: politike, më 16:17 17-02-2020 ‘Na duhen 1 miliard euro’ Rama s’rresht së u luturi në Bruksel, nga anglishtja në frëngjisht: Shqipëria e shqiptarit i përket zotit e mikut Edi Rama, kryeminister

Kryeministri Edi Rama nuk ka ngurruar të lutet disa herë për ndihmën që i duhet Shqipërisë në procesin e rindërtimit.

Direkt nga Brukseli, në konferencën e donatorëve, Rama tha se tashmë të vdekurit e tërmetit janë varrosur e të afërmit e tyre i qajnë por sidoqoftë duhet të shohin nga e ardhmja.

“Na duhen rreth 1 miliard euro për të ndrequr dëmet, edhe pse nuk janë lekë xhepi”, tha Rama ndërsa bëri një ‘bilanc’ të buxhetit që ka Shqipëria.

“Ne kemi një PBB 13.5 milird, me një pagë mesatare 420 euro, për ne është një shumë e jashtëzakonshme, na mungojnë paratë dhe më shumë se kaq, na mungon koha, ju lutem nga ndihmoni, ju lutemi përgjigjuni vuajtjes tonë me bujari. Ne do bëjmë gjithcka mundemi e përtej. Na ndihmoni ju lutemi! Tërmet apo jo tërmet, ju lutemi të kuptoni sa i rëndësishëm është për ne samiti i Zagrebit dhe cfarë ne shpresojmë të sjellë dritën e gjelbër për rrugëtimin tonë drejt Europës. Ajo që ndodhi në nëntor na erdhi nga natyra, nga zoti… ne jemi të pafuqishëm përballë saj”, u shpreh Rama ndërsa citoi edhe një pasazh në frëngjisht nga libri i mrekullueshëm siç e cilësoi ai “Shqipëria në vitin 1921”.

“Ne mund të jemi të varfër por kemi zemër të pasur, Shqipëria e shqiptarit i përket zotit e mikut, të gjithë ju jeni të mirëpritur të jeni miqtë tanë”, përmbylli Rama mes falenderimesh.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.009087085723877
array(1) { ["section"]=> string(142) "na-duhen-1-miliard-euro-rama-s-rresht-se-u-luturi-ne-bruksel-nga-anglishtja-ne-frengjisht-shqiperia-e-shqiptarit-i-perket-zotit-e-mikut-195509" }