“Na erdhën në 11 të natës me çantat me EURO”, Spiropali në familjen e Hekuran Dedës, i vrarë më 21 janar 2011, vëllai i viktimës trondit me dëshminë

Publikuar tek: politike, më 20:08 23-01-2021 “Na erdhën në 11 të natës me çantat me EURO”, Spiropali në familjen e Hekuran Dedës, i vrarë më 21 janar 2011, vëllai i viktimës trondit me dëshminë Elisa Spiropali me nenen e Hekuran Dedes

Ministrja socialiste Elisa spiropali ditën e sotme ishte në një vizitë në familjen e “Dëshnmorit të Atdheut” Hekuran Deda, i vrarë më 21 janar 2011 në protestën para kryeministrisë.

Ajo u shpreh se qeveria dhe kryeministri menduan t’i shpallnin “Dëhsmorë të Atdheut” 4 të vrarët në atë protestë për arsye se ajo ishte një vrasje e paimagjinueshme për të gjithë. Spiropali tha se fshehja e provave nga qeveria e asaj kohe është vrasje për herë të dytë e viktimave.

“Qeveria mendoi, kryeministri, që t’i shpallte “Dëshmorë të Atdheut” se ajo vrasje ishte e paimagjinueshme për ne dhe gjithë shoqërinë, dhe fshehja e provave është vrasje për herë të dytë. Plaga juaj nuk është mbyllur, por ne do bëjmë maksimumin të jemi me ju gjithmonë.

Dolën edhe nëpër ekrane, thanë janë vrarë me plumb nga afër. Kamerat i kanë fshirë të kryeministrisë, gardistët nuk i dorëzuan në kohë, prokurorinë nuk e lanë”, tha spiropali.

Ndërkohë vëllai i Hekuran Dedës u shpreh se në 21 janar 2011, në orën 11 të natës në shtëpinë e tyre ishte shfaqur shoqëruesi i ish-kryeministrit Berisha me çanta me euro, por ata nuk e kishin pranuar pasi nuk e shesin gjakun e të afërmit të tyre.

“Ata janë kriminela, se po të kishin qenë aq të pastër, na ofruan valixhet me euro këtu, në 11 të natës. Ne nuk jemi nga ata që shesim gjakun. Erdhi shoqëruesi i Berishës, ça pret populli sot, u bënë 10 vite. Janë kriminela”, tha vëllai i Hekuran Dedës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « A do e pranoni humbjen dhe do të largoheni nga PD nëse PS shpallet fituese? Basha: Pa diskutim që...
Kryemadhi me banorët e Njësisë 5: Qytetarët bëjnë nga 2 punë se s’kanë mundësi financiare, këta e taksojnë 2 herë »
Article Logic
Execution time: 0.010889053344727
array(1) { ["section"]=> string(150) "na-erdhen-ne-11-te-nates-me-cantat-me-euro-spiropali-ne-familjen-e-hekuran-dedes-i-vrare-me-21-janar-2011-vellai-i-viktimes-trondit-me-deshmine-236136" }